Shqiptarët po përdorin gjithmonë e më tepër pagesat me anë të bankave. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se vetëm në 4 muajt e parë janë realizuar 4.2 milionë pagesa nëpërmjet kompjuterit apo telefonit.
Ndërkohë që vlera rezulton se është 958.6 milionë euro. Kjo tregon se Shqiptarët kanë evituar tashmë sportelet dhe po përdorin në masë “Home banking”e cila i referohet kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave.
Sipas bankës së Shqipërisë rezulton se aplikacionet janë përdorur për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike .
Ndikim kryesor në në rritjen e përdorimit të “home banking”, vlerësohet të ketë zhvillimi i infrastrukturës, si edhe përhapja e mundësive për të aksesuar internetin nëpërmjet aplikacioneve të vetë bankave të aksesueshme nëpërmjet telefonave celularë
Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e parë 2026 individët dhe bizneset kanë kryer mbi 16 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 68% të totalit.
Pagesat nëpërmjet bankës janë një tregues i rëndësishëm për formalizimin e ekonomisë në vend dhe uljen e përdorimit të Cash.
Progres demek.
Nuk e kemi sistemin e sigurt 100 %. Irani me sulm kibernetik rrezikon gjithçka.Mē vodhēn nga llogaria 75 000 lek me tē reja, bēra denoncimin te banka, asnjē gjurmē .