Arta Elezaj po shijon ditët e para të verës në një nga destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët, në Mykonos të Greqisë.
Modelja dhe influencerja e njohur nga Prishtina ka nisur pushimet e saj luksoze buzë detit, ku po ndan me ndjekësit në rrjetet sociale momente të ndryshme nga udhëtimi.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi nga një jaht luksoz, ku shfaqet duke shijuar relaksin mes detit dhe peizazheve bregdetare.
E veshur me bikini, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe një formë fizike në super formë. Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.
Ajo mbetet një nga figurat më të ndjekura të showbizit shqiptar, duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me publikun momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj.
Pērfito nga jeta sa je e re dhe gjallē, pasi shumica femrave shkojn nēbotēn tjetēr pa shijuar gaforen dhe klarinetēn.
Na u pordh dhe protesta.....Iku kjo ne Mikono,Dea Palesh nuk po duket,ajo tjetra Pakari(se nuk ja mbaj mend emrin si e kishte),nuk po e degjoj më me postime ne instagram.....Kush do na udhëheq protestën tani?????