Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi ka ndarë pamje nga festa e saj e veçantë për fitoren e New York Knicks, të cilët triumfuan në një ndeshje historike që ka ndezur emocionet e tifozëve në mbarë botën.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, e cila është një prej figurave më të lidhura me qytetin e New Yorkut, publikoi një video nga vila e saj luksoze, ku shihej duke festuar në mënyrë të zjarrtë suksesin e ekipit të saj të zemrës.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, Lopez shfaqej e emocionuar teksa ndiqte momentet vendimtare të ndeshjes, ndërsa më pas festonte me brohoritje dhe entuziazëm fitoren e shumëpritur të Knicks.
Ajo shoqëroi videon me një mesazh urimi për skuadrën, duke theksuar krenarinë e saj për qytetin e lindjes dhe për rikthimin e lavdisë së ekipit legjendar.
“Urime New York Knicks, kampionë!”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke marrë menjëherë mijëra reagime nga fansat.
Fitorja e Knicks ka shkaktuar reagime të shumta në botën e showbiz-it dhe sportit, ndërsa festa e Jennifer Lopez është kthyer në një nga momentet më të komentuar në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje