“Aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën”, Pjerin Ndreu reagon pas largimit të Marjana Koçekut nga grupi i PS: Do ishte fisnike të lije mandatin

15 Qershor 2026, 16:38Politika TEMA
“Aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën”, Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas vendimit të deputetes Marjana Koçeku për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në një postim në “Facebook”, Ndreu thotë se Koçeku, të cilën e cilëson si mike të tij, do të fisnikërohej nëse do të hiqte dorë nga mandati i marrë falë votës së mijëra socialistëve shkodranë.

Sipas tij, largimi nga një forcë politike apo ndryshimi i qëndrimit është diçka normale, por mandati i marrë përmes besimit politik të PS-së nuk duhet të keqpërdoret.

“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.

Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.

Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën”, shkruan Pjerin Ndreu.

 

12 Komente

  1. D
    Dhia

    lereni me dhite kete te pabesen dukagjinase se shume eka. Doni te emanciponi dhe dhite ju te PS

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Nese dorezimi i mandatit kur largohesh nga forca politike , eshte e sanksionuar ne kushtetute apo ligjin zgjedhor , atehere Mariana duhet ta dorezoje mandatin.......nese kerkesa per dorezim mandati behet ne kuadrin e "moralit politik".......atehere po perdor per analogji nje shprehje te huazuar nga Bibla : ".....kush nga deputetet e PS apo te tjere eshte i moralshem ne politike.....le te hedhe gurin e pare drejt Marianes" !!!!!......................por socialistet mbajne mbi shpine veprimin me te pamoralshem ne historine e Shqiperise : Marreveshjen e 2013 midis "Drejtuesit te protestes se 21 Janarit" dhe "Shkaktarit te protestes se 21 Janarit".......

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nastradini

      hahahahahahahahahhaahha Nje intelektual si Pjerin Ndreu hahahahahahahahahahahaha

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Mos bej moral o mirditor hajdut se dhe ti i njejte je besprer, harrove se dikur i lepije b… non grates

        Përgjigjjuni
        1. f
          filip

          Kjo ndyrësirë vjen nga listat e mbyllura prandaj mandati duhet ti hiqet.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pērzierje me qumēsht pluhur

            Dikur floriri ndodhej nē duart e qytetarit por u kapitalizua, e njējta gjē ēshtē dhe me kokainēn, tani përdorues janē mjek, avokat,prokuror,gjykatës, drehtir policie dhe burgu.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire Straits !!!!!

              Nese dorezimi i mandatit kur largohesh nga forca politike , eshte e sanksionuar ne kushtetute apo ligjin zgjedhor , atehere Mariana duhet ta dorezoje mandatin.......nese kerkesa per dorezim mandati behet ne kuadrin e "moralit politik".......atehere po perdor per analogji nje shprehje te huazuar nga Bibla : ".....kush nga deputetet e PS apo te tjere eshte i moralshem ne politike.....le te hedhe gurin e pare drejt Marianes" !!!!!......................por socialistet mbajne mbi shpine veprimin me te pamoralshem ne historine e Shqiperise : Marreveshjen e 2013 midis "Drejtuesit te protestes se 21 Janarit" dhe "Shkaktarit te protestes se 21 Janarit".......

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dukagjini

                Aty ku gjenerohet krimi, aty ne folenë e Ramutit dhe Salehut, aty eshte detyrim te dalësh kunder. Sa per mandatin, ajo e ka nga Dukagjini, parlamenti formalisht nuk eshte prone e kryebanditi Ramutit dhe banditëve te tij. Sot kete Parmamet e kane shndërruar ne fole te krimit ku miratohen ligje krimi ale antipopullore e antishqiptare... Krejt Qeverinë e keni ne burg, mbroni kriminelet tjere ministra e nenpunes qe te mos arrestohen nga SPAK. per cfare buke po flet ti o hajdut i qelbur.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire___Straits !!!!!

                  Nese dorezimi i mandatit kur largohesh nga forca politike , eshte e sanksionuar ne kushtetute apo ligjin zgjedhor , atehere Mariana duhet ta dorezoje mandatin.......nese kerkesa per dorezim mandati behet ne kuadrin e "moralit politik".......atehere po perdor per analogji nje shprehje te huazuar nga Bibla : ".....kush nga deputetet e PS apo te tjere eshte i moralshem ne politike.....le te hedhe gurin e pare drejt Marianes" !!!!!......................por socialistet mbajne mbi shpine veprimin me te pamoralshem ne historine e Shqiperise : Marreveshjen e 2013 midis "Drejtuesit te protestes se 21 Janarit" dhe "Shkaktarit te protestes se 21 Janarit".......

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Juve ju duhen Zeqine… me ato ndiheni rehat… se harrova, ju duhen edhe Gysi me lindat dhe Belindat

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      V

                      Ajo shyqyr qe e mori ti thua dorezoje,hajduti nuk ka moral o Pjerin,ajo eshte hajdute e 3000 e kusur dollareve ne muaj ti I thua dorezo mandatin.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Selimi

                        Dy gjëra desha të dija: Së pari, në qoftë se një person nuk ka merita, atëherë përse promovohet? Së dyti, kush e përmbysi kupën i pari, deputetja që braktisi partinë apo qeveria që la në mes të 4 rrugëve këtë popull?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje