"Po ndërtojmë një destinacion të klasit botëror" - Kompania që do ndërtojë resort në ishullin e Sazanit, reagon pas protestave në Tiranë

15 Qershor 2026, 17:35Sociale TEMA
"Po ndërtojmë një destinacion të klasit

Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar publikisht për herë të parë mes debatit dhe protestave që kanë shoqëruar investimin.

Në një postim të publikuar më 12 qershor në platformën X nga faqja e krijuar së fundmi “Sazan Coast”, drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, tha se prej katër vitesh po punohet për krijimin e “një destinacioni të klasit botëror në bregdetin shqiptar”.

“Për katër vite kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar, të bazuar në dizajn të kujdesshëm, mbrojtje të mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata”, shkroi Abehsera.

Sipas tij, objektivi i projektit është “të festojë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojë vende pune dhe të ndërtojë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”.

Ai shtoi se e ardhmja e projektit “do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe shqiptarët”.

Deklarata vjen në një moment kur projekti në Sazan dhe Zvërnec po përballet me kundërshtime publike dhe protesta qytetare.

Vetë Abehsera ka mbrojtur edhe më herët projektin. Në një deklaratë për The Guardian, ai tha se fokusi i zhvilluesve mbetet “administrimi i përgjegjshëm, përmirësimi i mjedisit, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, duke shtuar se kompania respekton proceset publike dhe institucionale në vijim.

Edhe Ivanka Trump, e përfshirë në projekt së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, e ka cilësuar investimin si një nga projektet më ambicioze të karrierës së saj, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se ishulli i Sazanit do të mbetet pronë e shtetit shqiptar dhe nuk do të privatizohet.

11 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Sa shanse do te kene shqiptaret me te ardhura te mesem apo te uleta , te bejne ndonjehere pushime ne resortin e Sazanit ???!!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Solo

      Berisha tha U KRYE, pas autorizimit pēr vizē matan atlantikut ( nēse ēshtē e nevojshme) nga amvadada US ,ndërsa Rama tha qē s'kan lidhje ne Zvērnecin pasi u stopuan protestuesit pran aeroportit internacional.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I lir

        Mashtrime te gjitha. Kemi 30 vjet qe degjojme se investimet do hapin mjera vende pune, do rrisin te ardhurat e shqiptareve, etj. Nese do ishin te verteta, me keto vende pune imagjinare, do ishin punesuar te gjithe shqiptaret nga 6 muajsh deri ne 100 vjeç, bile do kishin kerkuar punetore te tjere nga BE. Pra genjeshtra. Fundja te genjesh nuk humbet asgje, vetem shqiptaret e genjyer humbin

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bac u kry

          Lexoje kete moj Meruahe https://forward.com/news/459373/protesters-gather-outside-home-of-jewish-developer-to-block-purchase-of/

          Përgjigjjuni
          1. d
            ddd

            Shkoni ndertojeni ne Shkozet se do beni pune me te mire atje

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Rama thotë tani gjera të tjera këta investitorët gjëra të tjera, siç po duket Sazani po njeh pronar të ri, nga Osmanët, Grekët, Italianët, Shqiptarët por kombësinë epronarëve nuk po don me na e treguar Edi.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dum Baben, Dum Baben

                Thua, thua, po kujt i thua? Haxhiqamilistat "Dun Baben", mor mik.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

                  Çfare vendesh pune thua ti mor mik? Nuk duam vende pune ne. Ne duam lekë ore lekë. Ke lekë ti? Epo hidhi ketej po pate, se i prishim vetë ne. More vesh apo jo? Oj ky, jepi Kike, forca Kike.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nroqi

                    Krenar per visionin e Edi Rames,llumi haxhiqamils nuk mund ta ndali zhvillimin e Shqiperise.Shqiperia dhe mbare kombi shqiptar e meritojn kete zhvillim me permasa gjigande,qe do e kishte zili cdo shtet fqinj.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      J

                      Llumi berishist edhe kur u ndertua nje kend lojrash per femijet te kodrat e liqenit protestoj,bile u perfshi dhe ish presidenti Bujar Nishani,ai fatekeqesht I dergoj dhe nje leter OKB-es,gjoja po mbronte natyren. Keta han dhe sot

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jà keshtu

                        Mos more, po qysh? Kur? Se para 4 vjetesh nuk pipetinte njeri. Kur ju ra idea me koke si molla e Njutonit? Kujt i ra?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje