Frrok Çupi: Bllokimi i aeroportit, ‘me urdhër’ nga Bosnje Hercegovina

15 Qershor 2026, 19:00Politika TEMA

Frrok Çupi: Bllokimi i aeroportit, ‘me urdhër’ nga

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar protestën si një akt me elemente terrorizmi, duke e krahasuar situatën me ngjarje të rënda që kanë goditur shtetet në të kaluarën.

Sipas tij, synimi i protestës është paralizimi i vendit dhe goditja e institucioneve shtetërore. Çupi deklaroi se bllokimi i aeroportit ishte një mesazh i paralajmëruar prej ditësh dhe se protesta, sipas tij, frymëzohet nga qendra jashtë Shqipërisë.

Ai u shpreh se në zhvillimet e fundit sheh elemente të një përplasjeje të organizuar, duke përmendur edhe praninë e individëve që, sipas tij, lidhen me grupe ekstremiste.

Analisti theksoi se pasiguria e krijuar tek qytetarët përbën një tjetër element shqetësues, ndërsa krahasoi situatën me trazirat e vitit 1997.

“ Ngjan shumë se po ndodh si më 11 Shtatorin në SHBA, po goditet shteti. Ky është terrorizëm i përbërë nga të gjithë elementet e terrorizmit. Po kërkohet paralizimi i vendit dhe të eliminohet fizikisht kryeministri i vendit. Bllokimi i aeroportit ka qenë një mesazh prej ditësh nga qendra ku frymëzohet kjo protestë, nga Bosnjë-Hercegovina. I ka elementet e luftës, janë të mbërthyer luftëtarët e ISIS-it që vijnë nga Maqedonia e Kosova.

Elementi i luftës për eliminimin e tjetrit. Akte të tjera të terrorizmit është pasiguria e qytetarit, këta kanë shpërthyer si një bombë, por nuk kanë emër. Janë të gjithë elementet e një lufte të madhe. Është pasiguri e qytetarëve të tjerë, kjo goditje ngjan me luftën në 1997. E vetmja thirrje është për qytetarët që të jenë vigjilentë, mos lejoni të helmoheni.”  

6 Komente

  1. T
    Taulant

    O koqe akoma kokebosh mbete me histori komplotesh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      Sa me shpejt qe SPAK,SHIK dhe qeveria te verprojne ndaj ketyre Salibaneve e Kurvianeve aq me shpejt do te kthehet normaliteti.Asnje bir kurve nuk ka te drejte te bllokoje autostrada e aeroportin. Jane 3-4 mije veta ne sherbim te serbve,grekerve e iranianeve qe po duan ti imponohen nje kombi te tere. U vrane 4 te pafajshem me 21 Janar qe Shqiperia te fillonte te ecte drejt perendimit, Edi Rama ju ka borxh te pakten mbrojtjen e shteti pasi drejtesi nuk ju dha kurre.

      Përgjigjjuni
      1. l
        ledi

        Ka dy jave protesta paqesore por dje u be nje prove e rrezikshme per bllokiin e Rinasit.Kush qendron mrapa ketij drejtimi.Shteti te veproje se shumica e shqiptareve duan ndryshime te thella sociale dhe ekonoike pir jo dhune.zPo SHIK u cfar ben me jeta destabilizues !

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          SHISH dhe policia e shtetit duhet të bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen nga taksat e popullit.Duhet të merren masa që këta element të rrezikshëm me qëllime terroriste të izolohen e të largohen nga territori shqiptar me forcë,ose duhet t’u hidhen hekurat dhe të dënohen sipas ligjeve të shtetit.Patjetër duhet vepruar sa nuk është vonë,në mënyrë që mos të krijohet një situatë si ajo e Pranverës 1997 ku Shqipëria u destabilizua dhe shkoi afër luftës civile.Forca destruktive të udhëhequra dhe paguara nga armiqtë e vëndit tonë në bashkpunim me qelbësira brënda vëndit janë hedhur në sulm si qenë të tërbuar.Sali maloku mezi e pret një situatë të till.Pra qeveria dhe organet që mbrojnë ligjin dhr rregullin në Shqipëri duhet t’i dalin përpara së keqes së madhe pa u vonuar.

          Përgjigjjuni
          1. T
            The Islamic Republic of kosovo

            Extremizmi islamik vjen nga kosova, maqedonia, Bosnja. Shteti Shish cfar ben.!?? Kosovarja ne Krye te Shish Sherbimit Informativ... Te hiqet urgjentisht.!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Edi Rama paralizoi protestat antishqiptare sa nuk eshte von mos i nenvlerso se do ta pesosh si Fatos Nano.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje