
Dy lëvizje për një qëllim. Në shesh, qytetarët prej më shumë se dy javësh kërkojnë tërheqjen vullnetare nga detyra të Edi Ramës.Paralelisht, një grup aktivistësh nga shoqëria civile kërkojnë largimin e Kryeministrit me votë. Pika e takimit të përbashkët është bulevardi.
“Nisma për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe protesta e qytetarëve nuk vihen përballë njëra-tjetrës, por janë komplementare të njëra-tjetrës. Ore në fund fare, të bëjë çfarë të dojë qytetari në rrugë, ndryshimin mund ta sjellë vetëm përmes votës, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume.
Këtë të hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dritën jeshile mbledhjes së firmave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nismëtari Kristaq Kume tregon për Top Channel se 20 mijë firma për amendimin e ligjit zgjedhor nuk janë një mision i pamundur, aq më shumë me stinën e protestës, ku një stendë paralajmëron se do ta ngrejë edhe në bulevard.
“Sheshi është një mundësi shumë e mirë sepse kemi shumë njerëz të grumbulluar dhe brenda një kohe të shkurtër mund të marrësh dhjetra e dhjetra mbështetës. Protesta u njoftua për këtë gjë dhe pati atë reagim të atyre që ose nuk e kuptuan ose janë dashakeqës dhe dolën e thanë: “dolën këta të kapin protestën”. Absolutisht nuk bëhet fjalë. Do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të bëhen bashkautorë të kësaj nisme”, u shpreh Kume.
Ndryshimet që kërkojnë të përcjellin në Kuvend si amendamente ligjore, ish-kreu i KQZ këmbëngul se plotësojnë edhe kërkesat e protestuesve për të garantuar një përfaqësim të barabartë në Kuvend.
“Ne kërkojmë rregulla më të mira për zbatimin e këtij sistemi që kemi. Që Shqipëria të ndahet jo në 12 por në katër zona zgjedhore. Zgjedhjet të bëhen me lista 100 për qind të hapura, së treti që ndarja e mandateve mes subjekteve në garë zgjedhore të bëhet jo me formulën aktuale kur janë pjesëtuesit një, dy, tre, katër, pesë, por me pjesëtues me numra tek. Të tria këto krijojnë kushte shumë më të mira për të konvertuar vullnetin e zgjedhësve të shprehur në kutitë e votimit në mënyrë sa më proporcionale në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ish-kreu i KQZ.
Mbledhja e firmave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të thotë automatikisht miratim i nismës, por depozitim i saj në Kuvend. Miratimi ose jo do të jetë sërish vullnet i partive politike parlamentare.
Kete vllehun Kume qerojeni. Boll kemi vlleh Rame e Pelesh etj!!!!
Prit deri nga 2029-a, kur të bëhen zgjedhjet o ti kryetari i Sali Berishës.
O Kume zjarrvenesi ke hyre ne nje moshe ku thuhetbte pjerdhsha mendjen.
Si gjithmonë Kume beracaku, mbetet bythqir me brekë grashë në xhiron e tijë buzë detit tek FaFa në Golem.
O Kume gjalle je o legen , ngele gjithe jeten duke ju lepire Sali SERBIT .TURPI TE MBULOFTE .
Kristaq Kume duhet te marre leje nga Saliu fillimisht!