
Deputetja Marjana Koçeku, e cilla shpalli largimin nga Partia Socialiste, në kulmin e protestave për Zvërnecin, vetëm para 5 ditëve kishte një qëndrim në rrjetet e saj socjale, ku shprehej për mbrojtjen e investimeve të mëdha. Që sipas saj, duhet të vijonin në rrugë paralele me bizneset e vogla në turizëm.

Postimi i plotë
Kur pata vendosë me e hapë bujtinën para 5 vitesh m’u desh me marrë 2 mijë euro borxh te nji kushëri për restaurimin e kullës, ma saktë për izolimin e lagështinës që i kishte kaplue muret duke i ba harta-harta. Krejt si shpenzim më shkoi rreth 1 mijë euro. Pjesën tjetër e ktheva.
Nuk ndërrova kurrgja ma shumë, përfshi edhe ktë vegsh që shihni ma poshtë e që asht ma i vjetër se mosha jeme biologjike.
Qëllimi ishte me i dhanë kësaj ene-relike nji mision krejt të ri, jo ma me gatue për familjen e të afërmit, por për vizitorët e huej...
Në 5 vite, ky vegsh ka gatue për rreth 25 mijë vizitorë, pa marrë parasysh gatimet e maparshme familjare, për dasma, zi mortore, pajtime gjaqesh e lloj-lloj eventesh të tjera që i kanë zonat tona.
Na ka shoqërue në të mirë e në të keq, në dështime e suksese ekonomike.
Me i mbledh krejt njerëzit bashkë për të cilët ka gatue ky vegsh, e them me bindje se ia kalon çdo enë të secilit resort ma të mirë e ma të madh në Shqipni, për mos me thanë ma gjanë. Ndoshta nji ditë ka me gatue në përmasën e nji populli, por kushedi…
Ata që më njohin e dinë shumë mirë që unë s’kam shkue kurrë në nji resort dhe s’besoj se kam me shkue ndojherë. Në preferencën teme resorti asht nji botë e stisun dhe pa negativitet, nji hapësinë e kontrollueme dhe e tejsterilizueme, dekori i të cilës e përjashton ritmin e vërtetë të nji vendi.
Por e vërteta asht se nji kategori njerëzish (ndër të cilët jo pak shqiptarë) e preferojnë nji botë të tillë e që janë gati të paguejnë me çdo çmim për me marrë përjetime të nji lumtunie që për mue asht abstrakte, por që për ta me sa duket asht krejt reale.
Kur e kam marrë pozitën e përfaqësimit në parlament, nji nga synimet ka kenë me i dhanë shtysë sipërmarrjeve të vogla kreative në turizëm, pa shumë investim, që për nga volumi dhe suksesi ndojherë arrijnë edhe sipërmarrje masive. Nji kullë e vjetër, nji vegsh i nximë prej zjarrit, nji sofër e thjeshtë, mundet me ba ma shumë për shpirtin e turizmit sesa investime milionëshe që ndërtohen pa lidhje të drejtpërdrejta me vendin
Mirëpo kjo s’don me thanë se resortet s’e kanë funksionin e tyne. E vërteta asht se ato janë pjesë e nji realiteti tjetër ekonomik, që shumë vende e kanë kalue për me ndërtue industri të fuqishme turizmi, por edhe industri të tjera që derivojnë prej tyne. Për shumë zona mundet me u ba shtysë ekonomike dhe me sjellë investime që përndryshe s’do mundeshin me mbërritë kurrë aty.
Asht sfidë mos me e luftue njanën formë kundër tjetrës, por me krijue nji ekuilibër ku zhvillimi ekonomik nuk e zhduk shpirtin e vendit, e ku autenticiteti nuk mbetet peng i varfnisë, melankolinë dhe estetikën e të cilës, më duhet me e pranu, e kam sëmundje edhe unë. Drita e zjarrit asht ma e bukur se drita elektrike, xixëllonja ma e bukur se vetëtima.
Shqipnia ka nevojë edhe për energjinë e sipërmarrjeve të vogla, edhe për kapacitetin investimeve të mëdha. Por mbi të gjitha ka nevojë me i lanë bashkë të dyja botët me ekzistue, pa e përjashtue njana-tjetrën.
Po s'ka problem , nderrim mendje eshte....edhe Mero per shume vite ishte zagar prane Saliut dhe shante PS ....tani eshte zagar prane Palloshit dhe shan Saliun !!!!!
Mos ma vini re ,nuk eshte faji im qe kam lindur kar.
Rama duhet ti kerkoje falje socialisteve te Shkodres per futjen e kesaj cope mishi ne krye te listes se mbyllur per deputete.
BOOOOOO JA PASKE MENEROS KET FOTO KSAJ DHIE.ENE MA E BUKUR SE TY,ME ATE BUZQESHJE PREJ KAFSHE. LESHOJE KARAKURV SE SKE SURRAT PER FOTO.PTUUUUU RRAC E NYT,E TE PABES.
Pse shan nje femer qe smund te tpergjigjet meqe je aq mashkull pa' tope saqe nuk vendos as emrin. Kur* njeri, te qr
Kjo ne fakt eshte nje njeri pa karakter. Ajo le ne balte kedo ne kohe te veshtira, qe tregon qe ajo do e bej ne cdo kohe dhe kundrejt kujtdo qe ajo nuk shikon me interesin e saj vetiak.
Pabesia e neomalokes....e ka në gen...
Po ku e di kjo e shkreta c'fare dmth investim......... Kete jo ne Tirane ta cosh, po dhe ne Paris kjo e ka mendjen te dhia..... Kjo rrezik vjen era dhi akoma ama rroga e deputetes i pelqen....... Do ishe NEOMALSORE po te kishe dorzuar mandatin, por ti je NEOMALOKE dhe s'ja vlen te meresh me ty se aq kupton......... Shko mbas Partise te DESHTAKEVE PROFESIONISTE se ke plot Fatos Lubonja. Arben Hajdut Malaj. Muslluk Murrizi. Armand Shkulmaku. Flutura Ucka. Elsa Ballauri. Sazan Guri. Alfred Cako. Marrin Mema etj se keta jane niveli jot oj cuce
Rracizmi ndërshqiptar u lëshua i shfrenuar dhe i ndyrë siç i ka hije bijve të regjimit të vjetër komunist. Duket qartë se edhe emërimi i saj nga klika në fuqi, nuk ishte tjetër veçse hipokrizi dhe se asgjë nuk ka ndryshuar nga përpara 1990. Ja pse veriu nuk i beson farsave. Kjo vajza asht tregue me mend. Ne na duhen investimet por jo shkatrrimi i asaj pak tokë që ka mbetur. Sapo isha në Durrës dhe mund t'ju them se shkatërrimi mjedisor është i paimagjinueshëm dhe nuk ka të ndalur. Kështu po e mbysin turizmin. Korrupsioni në atë zonë është i niveleve të absurdit. Për çdo punim që bëhet duhet të paguhen të gjithë nivelet e administratës (nën dorë kuptohet). Para të pista që pastrohen me tonelata, përbindsha të shumtuar betoni që ngrihen kudo pa as më të voglën logjikë. Një katrahurë e vërtetë. E si mund t'i besohet këtyre cubave se ndoshta do të bëjnë ndryshe në Zvërnec?
Neoshpellarja te dorzoj mandatin dhe tu bashkangjitet kopes dhivet qe kane marre ulurimen se nga u ka iknje pjestare kryesore e kopese. Edi Rama ta mbyll kete kapitull nje here e mire vet shkruaj vet vulos. Keshtu po ben dhe ajo Spirrapali qe e quajti skenderbe dhe tani e ka zgjatur gjuhen me gjate se vetja e saj
Duhet ta kishin lënë me dhitë në mal
Me e bukur dhija se sa malokja qe nuk preferon shqipen
Ajo nuk është kundër investimeve, por grabitjes të tokës me ndihmën e pushtetarëve.