
Në Tiranë po mbahet protesta e 16-të për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës.
Protestuesit u mblodhën si zakonisht në sheshin 'Skënderbej’ në kryeqytet për të nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku dhe janë pozicionuar.
Pas bllokimin të Rinasit një ditë më parë, 3 persona janë deklaruar si nismëtarë të protestës, të njohur edhe nga policia. Ata janë Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.
Për të shmangur ngjarjen e mbrëmjes së shkuar, është vendosur që ata të udhëheqin edhe marshimet duke përdorur si pikë referimi një pankartë për studentët. Sipas tyre, nuk kanë asnjë qëllim për të bllokuar rrugën drejt aeroportit.
Tashmë, marshimet nuk do të jenë më jashtë Unazës së Madhe.
Protesta që nisi për kundërshtimin e investimit në Zvërnec, tani ka marrë një tjetër trajektore, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i gjithë klasës politike.
Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’ kanë dominuar në retorikën e qytetarëve, gjatë protestave të këtyre ditëve.
Thirrja për dorëheqje përpara kryeministrisë jehoi edhe për kryetarin e PD, Sali Berishën. Një emigrant tha se e kishte bërë thirrjen para 3 ditësh edhe para selisë blu, por nga protesta para kryeministrisë, tha se Berisha duhet të japë shembullin e parë të largimit.
“Jam këtu, veçanërisht për nënën time 85-vjeçare që nuk merr dot pjesë këtu. Para 3 ditësh protestova i vetëm para zyrës së PD, e kisha me Sali Berishën, u detyrova të iki. Berisha, të lutem, jep dorëheqjen si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë edhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë, nëse do me të vërtetë që Shqipëria të bëhet mirë, ik ti i pari!”, tha emigranti.
Ndonëse është kërkuar që partitë politike dhe përfaqësues të tyre të qëndrojnë larg protestës, emigranti u bëri ftesë ambasadorëve t’i bashkohen tubimit.
Nuk paska patur Tirana nje organizator sepse nga Kuksi Rrjolli dhe Lezha ata qe kane ngelur jane njelloj si kryesia e PD nga Tropoja dhe dihet rezultati
Ata janë Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.Hidhni nje sy ketyre emera qe do bejne shqiperine e re…….. KOLA qin Lucianen dhe ne raste e bejne treshe me Arlinden e Lleshit O zot ku kemi arritur si shoqeri vendin e te mire arsimuarve e kan kap budallenjet,te pakten u qetesuam se tani e dime se ke kemi heronje,, nga kukesi Rrjolli qe nuk e kam iden se ku eshte ky qytet dhe Lezha me Llesh.
Po rama a ja fuste lalit dhe anasjelltas. Pastaj ca arsimo kishte veliaj hajduti pa shkolle. Rama qe zhgaravit dhe vjedh ketu e 25 vjet
pra te gjithe "Kokat" e Protestes jane nga VERIU....po nga Zorra-nci pse nuk ka?? nga Vicidolli a ka??Apo Zen Berisha eshte bere "Dinake"??Ai jepe vetem Parate ...dhe "Heronjte" Digjen per Vatanin????Ropte ku ti keni???
Ne fillim e mbeshteta protesten , por ka brenda tradheti dhe rrugaceri .po kosovaret c duan ne proteste . Ketyre plehrave ju dhame buke kur serbi i vuri perpara si lopet . nuk kam degjuar ndonjehere qe te shkojne shqiptaret ne kosove per punet e tyre te brendshme . tamam spiuna te serbit . Une vet u largova nga kjo proteste me spiuna .
Ne fillim e mbeshteta protesten , por ka brenda tradheti dhe rrugaceri .po kosovaret c duan ne proteste . Ketyre plehrave ju dhame buke kur serbi i vuri perpara si lopet . nuk kam degjuar ndonjehere qe te shkojne shqiptaret ne kosove per punet e tyre te brendshme . tamam spiuna te serbit . Une vet u largova nga kjo proteste me spiuna .
Po Alfred Cako pse fshihet? Te dale ne krye te protestes nese ia mban suma korcarit! Edhe Dash Shehu te dale ne krye!