Mandati i neomalësores: Ta mbajë apo lëshojë?

15 Qershor 2026, 20:30Politika TEMA

Mandati i neomalësores: Ta mbajë apo lëshojë?

Nga Ylli Pata

Deputetja Marjana Koçeku, me një gjuhë lakonike duke u shkruar në nëndialekt, ka shpallur se është deputete e pavarur, nga dita e mbrëmshme.

„Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ishte mesazhi i saj. Një qëndrim, i cili më shumë kërkon të thojë me ato që nuk ka shkruar, sesa me fjalitë që ka ndërtuar.

Një skemë, që më shumë se lakonike, është një lloj kriptograme, ku kërkon të ndjellë intepretime pa fund, sesa të japë një qëndrim politik.

Dhe kështu ka ndodhur. Të gjithë zërat publikë që kanë mbështetur protestën, që nga gazetarët e rreshtuar kundër qeverisë, deri tek OJF-istët e atashuar në protestë kanë përdorur thuajse një frazë të përbashkët: „Dinjitet”. Duke mbrojtur argumentin se distancimi nga Edi Rama i jep dinjitet deputetes që u zgjodh nga listat e Partisë Socialiste.

Ndërkaq, nga ana e përfaqësuesve politikë të Partisë Socialiste, por edhe zëra mediatikë pranë saj, kanë kërkuar që ajo të dorëzojë mandatin, ngase nuk është zgjedhur me votat e saj, por në listën e mbyllur të PS-së. Këta zëra fajësojnë Edi Ramën, se me këto zgjidhje të ashtuquajtura kontraversale ka rrezikuar mazhorancën e tij.

Ylli Manjani, në një intervistë për TemA ka përdorur me ironi një batutë: „Ja ka lujt Zotin Edi Ramës”. Në një farë mënyre, një shprehje që e përdorin edhe mjaft të tjerë, duke u nisur nga përzgjedhja e Koçekut si kreu i listës së Shkodrës, pa një orientim nga komuniteti politik i PS-së së zonës së Dukagjinit apo qarkut të Shkodrës.

Në realitet, këtu kemi të bëjmë në të dy rastet; si me kandidimin e neomalësores, si me shpalljen e largimit të saj me akte të pastra politike, ku tek njëri-kandidimin e ka bërë Edi Rama dhe tjetrin, gjasat janë që është dikush tjetër, por jo vetë Marjana Koçeku.

E cila së paku deri në postimin e fundit nuk ka pasur ndonjë akt apo qëndrim politik të sajin në Parlament apo media. Përveç deklarimeve plot simpati ndaj Edi Ramës në intervista të ndryshme.

Divorci i saj me PS-në është një akt politik i fortë, që është kryer më shumë për të ndjellë reaksion, sesa si një nismë e Koçekut. E cila edhe në qëndrimin e saj nuk ka dhënë një ide, kërkesë, apo edhe arsye e aktit të saj.

Më shumë qëndrime politike, gjithashtu të forta kanë dhënë Elisa Spiropali apo Ditmir Bushati. E para, deputete e PS-së, ndërsa ish-ministri i Jashtëm nuk është prej kohësh pjesë e grupit drejtues të mazhorancës.

Por çfarë do të ndodhë më tej? Thirrjet për dorëzim mandati, duken më shumë retorikë politike sesa mundësi që mund të bëhet realitet.

Qoftë juridikisht, apo edhe politikisht, një deputet kur ka marrë mandatin e bërë betimin, mund të ndryshojë grupin parlamentar sa herë të dojë. Ne kemi sot në Kuvend grupę parlamentare të krijuara thjesht për të marrë para, siç janë grupet paralele të deputetëve të dalë nga lista e PD-së.

Është zgjedhur me listë të mbyllur? Po është e vërtetë, por lista e mbyllur nuk mund të jetë një listë shantazhi për deputetin nga kryetari i partisë. Së paku për 4 vjet.

Megjithatë dilemma tani është se çfarë do të bëjë nga nesër Marjana Koçeku në Parlament? Deri tani, duket se ajo ndërmori aktin e saj politik për të shkuar jo në Parlament, por përpara kryeministrisë. Duket, palët, pra ata që kanë bërë paktin për hyrjen dhe për daljen, si dhe Edi Rama, po presin njëri-tjetrin që të bëjë gabimin i pari, apo hapin e parë, që të rikthehet me ofensivë. Apo taktika e njohur si pritë, që është pjesë e strategjisë së madhe të palëve që kanë nisur këtë betejë, ku pjesa më e madhe e personazheve që shohim janë garniturë, e sipas gjasave edhe neomalësorja.

TemA

12 Komente

  1. L
    Lipe Kordha

    Shkrim as mish e as peshk.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Keq ata që kanë mandate akoma më keq ata që shkruajnë për ata me mandate...

      Përgjigjjuni
    2. P
      Politiqenet rraca me e ndyre

      Keta jane dallkauke qe per leke shesin dinjitetin,shesin familjen dhe bythen e tyre..... Fajin e ka edi rama qe njerez qe punojne me mish e me shpirt per partine e tij,i le rrugeve dhe mer ca baresha dhish qe ka dinjitet vetem per para te ushqej tufen e saj te dhive,ngre servila si elisa spiropidhi apo arben hajdut malaj,kaci zi i saliut,ditkeq bushati e deri te gjeli detit peqinit qe e ka share mbare e prapsh

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mina

        Artikullshkrues, E ke gabim kur thua qe: “lista e mbyllur nuk mund te jete nje liste shantazhi” se ne fakt as lista e hapur nuk duhet te jete. Por ka nje ndryshim te madh midis dy listave, qe kur hyn nga lista e mbyllur dhe ke pranuar te mos kandidosh me emrin dhe kontributin tend, mandati i listes i takon partise. Ndaj qe te respektosh veten, idealin dhe mbi te gjitha te ruash integritetin moral te cilat te perplasin me siglen qe te votoi, shkoi deri ne fund dhe dorezo edhe mandatin.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BOLECJAP NUKAMORIGOC

          Po cfare di nga jeta kjo qyqare shpellk@re???? Asaj nuk ja bën me CJAPI se ajo s'vjen me era dhi tashti qe u be deputete dhe nje pjese te madhe te kohes nuk e kalon më me CJAPIN e tufes.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Diaspora

          Marjana Koceku duhet ta lere mandati meqense ishte ne listat te mbyllura dhe keshtu eshte e deturuar qe ta dorzoje mandatin sepse nuk eshte lodhe shume me be fushate shaka e dreqit malokja shko tani rruaj delet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tangul Taveni

            Kjo malokja po e mban veten se ēshtē Mallorca tē dorzoi mandatin. Por si maloke pa bes se dorzon kurr.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigrant

              Po ku pjerdh ariu se ju shkul nji qime

              Përgjigjjuni
              1. X
                XHH

                Mandatin zonje e ke fituar ne emerin e PS ne listat e mbyllura dhe eshte e ndershme ta dorezosh menjeher dhe po ta mbajti bytha shpall zgjedhje ne zonen tende dhe kandido si deputete e pamvarur ose e varur nga dikush tjeter Po e fitove hallale dhe po nuk e fitove te pakten do e kuptosh sa vota do maresh. koj eshte e ndershme ndersa ajo qe po bene eshte e pandershme dhe te krahason me bagetit qe nuk kane mende.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  socialist, jo rilindas

                  Ja ka lujt Zotin Edi Ramës. Prit Pallosh, se ske pa gjo akoma. I je qep PS si m... [as kepuce

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taraboshi

                    Ajo nuk beri fushate per deputete por ja beri Rama e nga ta dije ajo cfare eshte deputetlleku ti rroje partia qe e votoj por pergjegjesia eshte e atij qe e coktoi per deputete dhe ku e para ne liste dhe me siguri atehere ka qene e kenaqur me vehten

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrant

                      Know oldmalesorja pa pik dinjiteti duhet urgjentisht te dorzoje mandating,se eshte I ps,another personal isn’t ka vocation e families se saj Hres teeter le te kandidoj e pavarur ,ta shohe sa I vlen lekura e ta ndihmojne dhe flamingot po te mos jete Kobe shtegetimi E keqja e kesaj kohe eshte se ata pa shkolle kane nje celular e perdorin rrjetet sociale Aty ata e barazojne veten me ata me universitete, mastera e doktorata Sh keq MALESORE DORZO MANDATING E SHKO NE BISNESIN TEND

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje