Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, ka vijuar takimet terren, duke u ndalur në Vorrozen, Kavajë, ku ka diskutuar mbi zhvillimet ekonomike dhe projektet e investimeve në zonë.
Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se çdo përpjekje për ta “tërhequr Shqipërinë pas” nuk do të ketë sukses, duke theksuar se vendi po ecën përpara dhe nuk do të frikësohet nga “ëndrrat e mëdha” të zhvillimit.
Balla theksoi nvestimin në Zvërnec, ku nënvizoi se projekti do të realizohet dhe ka dakordësinë e banorëve të zonës. Balla shtoi se turizmi është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe se në vendet e rajonit investimet në resorte janë një praktikë e zakonshme.
Balla është ndalur edhe tek rritja ekonomike, duke u shprehur se ekonomia e Shqipërisë është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2013 dhe sipas tij është trefishuar në raport me atë periudhë, duke përmendur rritjen nga rreth 9.5 miliardë euro në mbi 26 miliardë euro.
T'i thoje dikush KM qe keshilla me e keqe e mundshme ne keto dite lirie per Shqiperine eshte qe te perdori per PR fytyra te rrenuara si Taulant Balla.
Eh. Banoret e shkrete nuk kane buke te hane e i mbledh ky vemja sikur i ka sherbetore. Ikni o njerez shajeni nga rrobt ball brigadierin dhe jeni me mire