E ngarkuara me punë e SHBA: Mirëpritini investimet amerikane, por mbroni sektorët strategjikë

15 Qershor 2026, 17:55Politika TEMA

E ngarkuara me punë e SHBA: Mirëpritini investimet amerikane, por

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn këtë të hënë ka marrë pjesë në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte, IDH. VanHorn gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria është e hapur për biznes, por shtoi se në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të saj dhe plotëson standardet ndërkombëtare. 

Ndër të tjera ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Sipas saj, investitorët kanë nevojë për besim dhe se rregullat janë të qarta. Ajo shtoi se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga disa aktorë.

“Dhoma Amerikane ka një talent të vërtetë për të kthyer prioritetet e përbashkëta në veprime të përbashkëta – dhe ky i sotmi është një shembull i përsosur. 

Ministre Ibrahimaj, është kënaqësi t’ju shoh këtu. Udhëheqja e ministrisë suaj mbi mekanizmin e shqyrtimit të investimeve ka qenë thelbësor dhe Shtetet e Bashkuara janë të krenara të qëndrojnë krah jush.

Pra, do të flas shkurt, sepse substanca e vërtetë ndodhet në prezantimet dhe diskutimet që do të pasojnë. Por dua të them disa gjëra nga perspektiva e ambasadës. 

Kjo është shumë e rëndësishme. Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare. 

Dhe investitorët po i kushtojnë vëmendje -përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu – në energji, ndërtim dhe teknologji – dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne. 

Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi.

Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë -dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ministren Ibrahimaj dhe me ministri e institucione të tjera që do ta sjellin këtë kuadër në jetë. 

Komunitetit të biznesit në këtë sallë: Mekanizmat e shqyrtimit janë krijuar për t’ju mbrojtur. Kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë – dhe ky është mjedisi që tërheq llojin e investimeve afatgjata dhe cilësore që Shqipëria meriton. 

Ndaj sot bëhet fjalë për të sjellë të gjithë në të njëjtën tryezë – për të kuptuar çfarë nënkupton ky kuadër, si funksionon dhe çfarë vjen më pas. Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara, dhe mirëpresim punën që na pret”, theksoi ajo.

2 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Per Palloshin, Merushen dhe pastaj per ju sufllaqexhinj. Degjojeni cfare ju thote zonja ne emer te USA: “Shqiperia ashtu si edhe Ametika duhet te ruaje infrastrukturen kritike dhe strategjike. Rregulla te qarta dhe mos futen lojrare qe luajne piset.”

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Ve bast me 1 milion % ti me emer patronazhist se ke iden se ku i bie zverneci dhe vetem e ke degjuar keto dite,ti ke shitur kalin blere telefonin dhe hane m… qe ben komente

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje