Është identifikuar viktima e aksidentit detar të ndodhur në Gjiri i Ksamilit.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Albiano Kreci, i cili dyshohet se drejtonte një mjet lundrues tip motor uji.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti i drejtuar nga i riu është përplasur me një skaf të Policia Kufitare e Sarandës në ujërat e Gjirit të Ksamilit.
Si pasojë e përplasjes, 20-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit me autoambulancë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet gjithashtu se mjeti lundrues që drejtonte viktima është mbytur pas përplasjes.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Se kam marë vesh kurë këtë që ndodh këtu te ne , në gjithë botën ik ku të duash skafet dhe lojrat e ujit janë larg plazheve , kanë kifirin e përcaktuar ,këtu plazh e skaf e motora uji bashkë. Bë siç bëhet kudo në botë dhe kaq . Nuk e kuptoj që për interesa shumë të vogla të një grup njerzish të kthesh plazhet si parkime skafesh.
nESE KA QENE MOTOR UJI NUK ZHYTET. vETEM NESE E KANE ZHYTUR VETE POLICIA PER TE ZHDUKUR GJURMET E PERPLASJES.