Maturantët përballë tregut të punës: Çfarë këshillojnë ekspertët?

13 Qershor 2026, 16:15Sociale TEMA
Maturantët përballë tregut të punës: Çfarë

Tregu i punës po ndryshon me hapa të shpejtë, dhe bashkë me të edhe orientimi i karrierës për maturantët. Ekspertët e karrierës dhe punësimit vijnë me një formulë të prerë për të gjithë ata që janë në udhëkryq për përzgjedhjen e degës në universitet. Sipas ekspertit Erion Muça, ata që kanë një talent të spikatur, duhet ta ndjekin atë pa hezitim.

Ndërsa për pjesën tjetër, që ende nuk e kanë gjetur veten, këshilla është që zgjedhja duhet të bëhet duke pasur parasysh kërkesën e tregut dhe pagat.


Deri më tani maturantët kanë dhënë dy provime: gjuhën e huaj dhe gjuhën shqipe e letërsinë, ndërkohë që të martën më 16 qershor do të japin provimin e matematikës. Sa u përket rezultateve, kanë dalë vetëm ato të gjuhës së huaj, ku nota mesatare është 7.6. Nga 25 mijë maturantë, 135 janë maturantë ekselentë, ndërsa 367 janë vlerësuar me notën 4.

Lini një Përgjigje