Gener 2 dënon sulmin e përsëritur në Rrjoll: Dhuna ndodhi para syve të policisë, organizatorët dhe financuesit e dhunës të dalin para drejtësisë

13 Qershor 2026, 17:06Kronika TEMA
Gener 2 dënon sulmin e përsëritur në Rrjoll: Dhuna ndodhi

Shoqëria Gener 2 ka reaguar ashpër pas incidenteve të përsëritura në kantierin e projektit turistik në Rrjoll, duke dënuar aktet e dhunës, vandalizmit, shkatërrimit të pronës private dhe presionin ndaj punonjësve që janë vendosur në një situatë të rëndë sigurie.

Kompania ka kritikuar drejtpërdrejt institucionet ligjzbatuese dhe Policinë e Shtetit për atë që e cilëson si një qasje joprofesionale, duke theksuar se e gjithë skena e vandalizmit është zhvilluar përpara efektivëve të policisë pa reagimin e duhur për të vendosur situatën nën kontroll.

Gener 2 ka apeluar se autorët, organizatorët dhe financuesit e dhunës duhet të dalin para drejtësisë.

Shoqëria Gener 2 dënon me forcë aktet e dhunës, vandalizmit dhe shkatërrimit të pronës private të ndodhura në mënyrë të përsëritur në kantierin e Rrjollit, ku po jetëzohet një prej projekteve kryesore të turizmit në veri të vendit.

Një grup individësh, të pajisur me mjete të forta, depërtuan në mënyrë të paligjshme në territorin privat të investimit, dëmtuan rrethimin e kantierit, shkatërruan asete të projektit, penguan aktivitetin e ligjshëm të punimeve dhe krijuan sërish një situatë të rëndë për sigurinë e punonjësve tanë.

Po aq shqetësues sa vetë sulmi është fakti se këto akte u zhvilluan për një kohë të konsiderueshme pa ndërhyrjen e nevojshme të forcave të rendit për të garantuar mbrojtjen e pronës private, sigurinë e punonjësve dhe zbatimin e ligjit.

Shoqëria Gener 2 dënon qasjen joprofesionale të Policisë së Shtetit, ku e gjithë skena e dhunës ndodhi përpara syve të efektivëve, pa reagimin e duhur për vendosjen nën kontroll të situatës.

Është e papranueshme që dhuna të tentohet të triumfojë mbi ligjin, ndërsa institucionet përgjegjëse të mos veprojnë me vendosmërinë që kërkon një shtet ligjor.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese që të identifikojnë pa vonesë autorët, organizatorët, financuesit dhe nxitësit e këtyre akteve dhe t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore.

Presim një hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar që episode të tilla të mos përsëriten më.

Gener 2, si palë e tretë në këtë çështje, ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për të protestuar dhe për të ndjekur rrugët ligjore për mbrojtjen e pretendimeve të tij. Çdo person që pretendimet e tij, i mbështet me dokumentacion të njohur me vendime të formës së prerë të gjykatave është i mirëpritur të bëhet pjesë e procesit të zhvillimit.

Përgjigjja ndaj kësaj ftese nuk mund të jetë dhuna ndaj këtij projekti që nuk është thjesht një investim privat por mbi të gjitha përfaqëson zhvillim ekonomik për zonën, vende të reja pune, të ardhura për komunitetin lokal, rritje të potencialit turistik dhe një mesazh besimi për investitorë të tjerë vendas e të huaj.

Shoqëria do të ndjekë deri në fund të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e investimit, punonjësve, partnerëve dhe pronës së saj.

Gener 2 garanton se do të vijojë misionin për ta çuar deri në fund këtë projekt përpara njëjtë si projektet e tjera, duke e shndërruar zonën në një destinacion që do t’i shtojë veriut të Shqipërisë një tjetër pol të rëndësishëm turistik.

Ju faleminderit! (A2 Televizion)

3 Komente

  1. T
    Tv Klan

    Boll me turma që duan të vulosin fatin e zhvillit të një vendi demokratik Ligji i rregullon punët….

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te zhduken fare

      Parate do dalin jashte Shqiperise, do punsohen Aziatik dhe Popullsia vendase nuk do lejohet te hyje fare tek keta Bejlret e rinj te Rames.. kudo e njejta formule.. keto Resorte duhet te zhduken nga Shqiperia bashke me keta Agallaret qe I bejne me para droge e para te vjedhur nga Buxheti ne Bashkpunim me ministrat qe ju japin Tenderat

      Përgjigjjuni
      1. E
        Europa majtiste ekstreme po çmendet

        Jane plehrat e Al binit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje