Protesta nuk mjafton të jetë e bukur

13 Qershor 2026, 15:25Blog TEMA
Protesta nuk mjafton të jetë e bukur

Nga Ardi Stefa

Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuziazëm, energji dhe shpresë.
Më pas vjen sfida e vërtetë. A është në gjendje të prodhojë organizim, drejtim dhe presion real mbi pushtetin?

Nëse nga protesta nuk evidentohen drejtuesit e saj, njerëzit që do të artikulojnë kërkesat, do të marrin përgjegjësi dhe do të përfaqësojnë publikisht lëvizjen, atëherë ajo rrezikon të mbetet thjesht një grumbull emocionesh.

Emocionet mobilizojnë, por nuk mjaftojnë për të sjellë ndryshim politik.

Por po aq i rëndësishëm është edhe presioni.

Së pari, pushtetet nuk ndryshojnë qëndrim sepse përballë kanë turma të mëdha, por sepse ndiejnë kosto reale nga injorimi i tyre. Nëse jeta ekonomike, administrative dhe politike e kryeqytetit vazhdon normalisht, ndërsa protesta mbetet një ritual i përditshëm pa pasoja konkrete për vendimmarrësit, atëherë establishmenti nuk ka arsye të shqetësohet.

Pikërisht këtu establishmenti duket se po investon.

Jo domosdoshmërisht duke e sulmuar protestën drejtpërdrejt, por duke pritur që ajo të konsumojë energjinë e vet. Duke pritur që mungesa e liderëve të qartë të prodhojë konfuzion. Duke pritur që njerëzit të lodhen, të kthehen në rutinën e tyre dhe gradualisht të humbasin besimin se gjërat mund të ndryshojnë.

Po nuk u paralizua jeta ekonomike, sociale e politike e kryeqytetit atëherë protesta nuk ka gjë në vijë.

Së dyti, një protestë mund të jetë e bukur, masive, e sinqertë dhe frymëzuese. Mund të pushtojë rrjetet sociale dhe ekranet televizive. Por nëse nuk arrin të krijojë strukturë drejtuese dhe të ushtrojë presion të vazhdueshëm mbi qendrat e pushtetit, ajo rrezikon të shuhet ngadalë, duke lënë pas vetëm kujtimin e një mundësie të humbur.

Së treti, duhet të ketë një drejtim të qartë dhe jo secitë të protestojë për atë që mendon e të thotë hallin e tij në mikrofon. Kjo vlente ditët e para. Tanimë, kur një protestë nuk ka drejtim të qartë, media dhe opinioni publik me kalimin e kohës fillojnë të fokusohen jo te kauza, por te paqartësia e saj. Debati zhvendoset nga problemi që denoncohet tek pyetja: "Kush i përfaqëson këta?" Dhe, sa më gjatë të mbetet pa përgjigje kjo pyetje, aq më shumë zbehet forca politike e protestës.

Prandaj, nëse nuk ndërtohen mekanizmat që e bëjnë protestën të qëndrueshme dhe të aftë për të imponuar ndryshimin që kërkon, atëherë ajo ose do shuhet, ose do kapet nga establishmenti.

2 Komente

  1. Z
    Zgalem

    Nen qeverrine Rama jane shenuar disa arritje epokale : U vu theksi te ekonomja e ardhur nga nje sistem i deshtuar . Bilanci pozitiv arriti 24 miliard $ nga 4 miliard , qe e la Saliu . U mevetesua arsimi universitar , qe u trashegua nje arsim , qe shiste diploma . Mjekesia arriti te drejtohet nga nje ish mjekesi pa ilace , qe batanijet i merrnin nga shtepija . E vetmja mase per token , ishin 65 eskavatoret , qe importoi Edi Rama . Nga nje toke fushorte ne vuajtje , arriti ne nje toke me produktivitet normal . Prodhimi i serave shenoi rekord te ri , per shumicen e bimeve bujqesore . Jane importuar lope dhe dhi rrace nga Europa . Drejtimi i shtetit eshte pasion dhe vullnet , qe nuk i mungojne Edi Rames . Protestusit ta dine se ne burg te con gjykatesi , jo protesta . Arritjet e Qeverrise Rama mbeten epokale , qe nga qeverria e Ismail Qemalit , Zgalem

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ne protestat e studenteve ne 90 me te vertete ishin te rinj,por ne prapavijë kishin me dhjetra pedagoge qe ishin te gatshme per drejtimin e shtetit.Dhe e treguan pas vitit 92 kur u fituan zgjedhjet,por edhe gjatë vitit 91 ne Kuvendin e Shqiperise ku deputetet demokrate qendronin me lart se ata te PPSH.Po keta te sotmit ke kane se ato qe mbajne fjalime jane ose inatçore,ose mjeshtre te sharjesh bruto,por asnjeri nuk ka ne mendje nje alternative ,por vetem na lironi Rrugen ju t'a marrim ne ,njelloj si Pilinçi qe ka bere edhe listën me 87 vete qe do terhiqen zvarre

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje