Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

13 Qershor 2026, 15:35Rajoni TEMA
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm grek në

Kosova ishte një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, në Beograd, edhe pse në qendër të bisedimeve me autoritetet serbe ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, shefi i diplomacisë greke deklaroi se qëndrimi i Athinës për statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar, duke ritheksuar mbështetjen e Greqisë për dialogun Beograd–Prishtinë nën ndërmjetësimin e BE-së si rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

Gerapetritis nënvizoi gjithashtu se Greqia mbështet fuqishëm integrimin evropian të Serbisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar zgjerimin e BE si një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai vlerësoi progresin e reformave në Serbi dhe u ndal te nevoja për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, me projekte si korridori hekurudhor Selanik-Shkup-Beograd dhe interkonektorët e gazit.

Vizita vazhdoi me takimin e ministrit grek me presidentin Aleksandar Vuçiç. Në një reagim publik pas bisedimeve, kreu i shtetit serb falënderoi Greqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të Serbisë, por veçoi edhe qëndrimin e Athinës për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

«Përsërita mirënjohjen time ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për rrugën evropiane të Serbisë dhe mirëkuptimin e pozicioneve të vendit tonë kur bëhet fjalë për çështjet më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin parimor dhe të qëndrueshëm të Greqisë ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, theksoi Vuçiç në një postim në Instagram.

Sipas presidentit serb, takimi konfirmoi edhe një herë marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta mes Beogradit dhe Athinës dhe vullnetin e të dy vendeve për të thelluar partneritetin strategjik në energji, infrastrukturë, tregti dhe investime, në një periudhë sfidash të reja gjeopolitike për Ballkanin.

 

4 Komente

  1. S
    Sqepari

    ...e dime. Nuk harrojme!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lëvizja panshqiptare

      Mjafton një qeverisje patriotësh si në Shqipëri si në Kosovë dhe Shqipërisë i mjafton vetëm Kosova si aleate në Ballkan, të shfarosë si shtetin FAKE dhe antihistorik " grek", si jashtëqitjet sllavo ortodokse që kanë ngelur nga shpërbërja e ishJugosllavisë

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        nuk kla Emer Greke Jero-Petritis eshte nje Emer me Baze nga Gjuha Shqipe(Arvanitis).... Arvanites qe bene Shtete Greqine...dhe qe u Pshsteruan nga Kisha Greke duke u Marre Lavdin e Luftes, si Organizatore dhe Luftetare...na Flasin per "Aleancen e Ngushte Serbi-Greqi"..ne te Vertet eshte ALEANCA E KISHES ORTODOKSE... A nuk ishin Greket qe futen ne Burge :Heroin dhe komandantin e Lavdishem Teodor Kollokotronis(Bytheguri)??A nuk ishin Prifterinjte Greke qe SPIUNUAN Vellain e Kollokotronis , te Turqit kur shkuan dhe Kerkuan Strehim ne nje Manastire Greke???A eshte dikush te me KUNDERSHTOJ ??Faktete jane Fakte....( pa keqkuptime:Ka Arvanitas qe nuk e mohojne se kane Rrenje Shqipetare)

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          gjakdhjeri gerrrki mongoli servi arrxhinjinji mes veti............shikoni fytyrat tamom mongoli ceceni..........

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje