Vetëvendosje merr edhe mandatin e 50-të, vijon numërimi i votave

13 Qershor 2026, 09:45Rajoni TEMA
Vetëvendosje merr edhe mandatin e 50-të, vijon numërimi i votave

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 2,458 nga 2,691 vendvotime, ku përfshihen edhe ato në përfaqësi diplomatike.

Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota apo 43.65%. Ka 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës tani ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet paraprake.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.

Në përfaqësi diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotimet./Kosovapress

2 Komente

  1. N
    Napoleon

    VOTAT E BLERA NGA DIASPORA

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Ka nje te keqe shume te madhe ky Albin Kurti qe nuk e kane asnje nga politikanet shqiptare.Nuk vjedh popullin e vet dhe kerkon tju marre hajduteve parate e fituara ne menyre te padrjejte!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema