Pastrim parash dhe trafik droge, Ilir Shtufi i shpallur në kërkim i lidhur me Shkëlzen Berishën, i cili jeton me "qira" tek vila e tij

12 Qershor 2026, 10:20Kronika TEMA
Pastrim parash dhe trafik droge, Ilir Shtufi i shpallur në kërkim i

Një operacion i befasishëm është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së premtes nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të një hetimi të gjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë operacionit janë ekzekutuar disa masa sigurie ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal, ndërsa aksioni vijon në disa qytete të vendit.

Deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, biznesmeni i cili është pyetur disa herë në Prokurorisë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për lidhjet e tij me Ergys Agasin, një tjetër emër i përfolur i cili prej muajsh rezulton të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për megaskandalin në AKSH.

Ndërkohë, masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të cilët raportohet se ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Nga detajet e siguruara deri më tani këta persona dyshohet se kanë lidhje me pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që ka operuar për një periudhë të gjatë kohore.

Emri i Ilir Shtufit është i njohur në botën e biznesit dhe ndërtimit, veçanërisht për projektet e tij të shumta të kullave shumëkatëshe në Tiranë.

Ai është përmendur shpesh edhe për raportet e afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njihet si biznesmeni i “qiellgërvishtëseve”. Shkelzen Berisha aktualisht jeton me "qira" tek nje nga vilat e Shtufit. Nuk dihet a eshte sekuestruar ajo apo jo.

Lidhur me këtë operacion të orëve të fundit  nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga Struktura e Posaçme, priten më tepër detaje në vijim.

5 Komente

  1. E
    E henre Zeni

    E hengre Zen Qose e hengre ç'tu desh qe u ngaterove me kete histori.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe me dy standarde

      E hëngri nga SPAK-u i sali shpellarit që kërkon arrestimin e Belindës së ndershme, apo jo

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirro l

      I lidhur me Shkëlzen Gërdecin që është djali i Sali 21 janarit , por që është dëndur me tendera dhe leje ndërtimi nga Edi hajduti… tani sufllaqexhinj , gati për sulm…

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opozitar

        Dil protesto aty ti mos me rri tek dera e kryeministrise, leri pordhet. Dilni aty tek mali i tiranes apo sot e more vesh ti qe kulla eshte e Saliut me firmen e Rames? Ka 2 vjet qe punohet.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Opozitar

        Nuk e kemi hallin tek parate e krimit e te mafias Berishiane, as per kullat qe ndertojn e te marrin frymen. Kemi hallin e Flamingove. Ky SPAK do ta arrestoje Shkelzenin me burg dhe a do ta pranoj gjykata? Apo gruaja e tij nuk blen breke?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje