
Detaje të reja dhe mjaft tronditëse dalin nga dosja hetimore e tragjedisë së katër qershorit në malin e Bodes, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri.
Dokumentet zbulojnë se çdo gjë nisi më 3 qershor pas denoncimit të bërë në polici nga çobani Aleksandër Kola, i cili tregoi se pronari i tij, i kërkuari Violand Braçellari, e kishte kërcënuar dhe goditur me qytë arme në kokë.
Mes detajesh të shumta Kola ka sqaruar se kishte vënë re se dikush e informonte Braçellarin në rast të lëvizjeve në zonë përmes telefonit por pa arritur të zbulojë konkretisht kush. Pas këtij denoncimi, në datën 4 qershor çobani u mor nga policia dhe u bë pjesë aktive e operacionit.
Dëshmitë tregojnë se forcat policisë të angazhuara në operacion u ndanë në dy grupe në mënyrë që të rrethonin vendin ku qëndronte Braçellari. Njëri grup do të shkonte nga krahu i Voskopojës dhe grupi tjetër mes të cilëve edhe forcat shqiponja do të shkonin në drejtimin tjetër nga rruga e Lozhanit.
Por sipas dëshmive për grupin që lëvizte nga Voskopoja terreni solli vështirësi pasi dy nga mjetet nuk mund të shkonin deri afër stallës ndërsa një mjet tjetër u prish gjatë rrugës çka bëri që ky grup të dëgjonte nga distanca shkëmbimin e zjarrit.
Kur ata ishin tek përroi, në një distancë rreth 400-500 metër, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit. Kur kanë arritur në vend ngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur.
Ndërkohë Braçellari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Operacion i organizuar keq ......personi dihej qe ishte shume i rrezikshem , aty duhej te dergoheshin forcat Renea......ky operacion ngjan shume me operacionin skandaloz qe u organizua shume vite me pare ku 4 police gati " me duar ne xhepa" , shkuan te arrestonin Dritan Dajtin dhe u vrane te gjithe prej tij !!!!