Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non grata” ka prodhuar menjëherë debat politik, entuziazëm tek mbështetësit e tij dhe nervozizëm tek kundërshtarët. Megjithatë, përtej reagimeve të zakonshme, ndoshta vlen të bëjmë një lexim më të thellë të situatës.
Së pari, deri në këtë moment mungon një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se Berisha ka gënjyer. Mund të ketë pasur kontakte, komunikime apo sinjale të caktuara. Por a kemi të bëjmë me një heqje reale të “non gratës”, apo me një proces politik shumë më të gjerë sesa vetë statusi personal i Berishës?
Një element që meriton vëmendje është vetë mënyra se si u dha lajmi. Nëse vërtet kemi të bëjmë me një ndryshim kaq të rëndësishëm të qëndrimit amerikan, atëherë është e çuditshme që informacioni u bë publik fillimisht nga vetë Berisha dhe jo nga institucionet amerikane. Kjo krijon përshtypjen se kemi të bëjmë më shumë me një sinjal politik sesa me një akt të formalizuar diplomatik.
Në diplomaci, shpesh rëndësi ka jo vetëm mesazhi, por edhe koha kur jepet. Dhe koha është interesante. Shqipëria po kalon një periudhë ku protestat kanë krijuar një presion të papritur mbi të gjithë klasën politike. Në një situatë të tillë, një lajm i tillë zhvendos menjëherë vëmendjen publike nga protestat te Berisha dhe Partia Demokratike. Praktikisht, debati kalon nga kriza e sistemit politik te fati politik i një individi.
Në politikën ndërkombëtare, vendimet rrallëherë merren duke parë vetëm një individ. Fuqitë e mëdha shohin stabilitetin, interesat strategjike, funksionimin e institucioneve dhe perspektivën afatgjatë të vendit. Për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që mesazhi i vërtetë të mos jetë "Berisha është rehabilituar", por "Shqipëria po hyn në një fazë të re politike".
Një interpretim i mundshëm është se SHBA mund të ketë dhënë sinjale se Shqipëria po shkon drejt një rotacioni politik. Nëse perceptohet se pushteti aktual po hyn në një fazë konsumimi, atëherë partnerët ndërkombëtarë kanë interes të kenë një opozitë funksionale, të organizuar dhe të gatshme për të qeverisur.
Këtu lind pyetja tjetër: “A ka kushte kjo tolerancë e mundshme ndaj Berishës dhe nëse po cilat janë?”
A është e mundur të kemi të bëjmë me një formulë tranzicioni, ku Berisha mund të marrë një lloj rehabilitimi politik, ndërsa në këmbim të kontribuojë në një tranzicion të kontrolluar të Partisë Demokratike drejt një lidershipi të ri?
Në fund të fundit, edhe vetë mosha e Berishës e bën të pashmangshëm diskutimin për pasuesin. Herët ose vonë, çdo forcë politike detyrohet të prodhojë brezin e ardhshëm.
Në këtë skenar, emra si Jorida Tabaku ndoshta do të kishin kuptim. Ajo ka ruajtur marrëdhënie korrekte me partnerët ndërkombëtarë, ka profil institucional, ka shmangur konfliktet e ashpra personale, ka mbajtur qëndrime që në shumë raste kanë qenë më afër standardeve perëndimore sesa retorikës tradicionale të opozitës dhe është shprehur pro protestës qytetare. Për SHBA dhe BE, një lidership i tillë mund të konsiderohej më i parashikueshëm, më i pranueshëm dhe më i menaxhueshëm një figurë e një partie të dalë nga protesta spontane dhe e drejtuar nga figura pa përvojë politike.
Një tjetër element është frika nga destabilizimi. Protestat e ditëve të fundit kanë tronditur establishmentin politik shqiptar. Protestat kanë treguar se zemërimi qytetar është real. Besimi tek partitë tradicionale është në rënie.
Hendeku mes klasës politike dhe qytetarëve po zgjerohet.
Nëse ky proces do të vazhdonte pa kontroll, ai mund të prodhonte jo vetëm ndryshim politik, por edhe destabilizim institucional.
Në momente të tilla, Perëndimi historikisht ka vendosur si primare stabilitetin. Jo gjithmonë përpara demokracisë. Sepse destabilizimi politik, ekonomik dhe social shihet si rrezik më i madh sesa defektet e sistemit. Për këtë arsye nuk është e pamundur që aktorët ndërkombëtarë të kërkojnë një tranzicion të kontrolluar, ku ndryshimi të ndodhë, por pa shembur strukturat ekzistuese.
Por kjo është një zgjidhje afatshkurtër.
Stabiliteti i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi marrëveshje elitash, por mbi demokraci funksionale, institucione që japin llogari dhe zgjedhje të besueshme. Çdo gjë tjetër është thjesht shtyrje e problemit.
Së fundmi, po sikur mesazhi të jetë edhe për Partinë Socialiste, e cila pavarësisht kontrollit institucional dhe avantazheve të pushtetit nuk ndihet e qetë? Protestat i kanë shkaktuar një goditje politike të dukshme, sidomos për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për të reflektuar apo për të lëshuar terren.
Për herë të parë pas shumë vitesh, qeveria është përballur me një kundërshtim që nuk kontrollohet lehtësisht përmes logjikës tradicionale të konfliktit me Partinë Demokratike. Dhe reagimi i saj ka qenë kryesisht refuzues. Kokëfortësia për të mos lëshuar pe mund të kthehet edhe në verbëri politike.
Nëse SHBA po sinjalizon se nuk e konsideron më të paprekshëm ekuilibrin aktual politik, atëherë ky është një paralajmërim edhe për qeverinë, e cila fillon të perceptohet si e konsumuar ose që humbet aftësinë për të prodhuar konsensus shoqëror.
Po ashtu, duhet parë edhe në prizmin e integrimit europian. Shqipëria po hyn në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Europian. Në një proces të tillë, partnerët ndërkombëtarë kanë nevojë për dy gjëra: stabilitet dhe opozitë funksionale. Një qeveri pa opozitë reale është shenjë dobësie demokratike. Për këtë arsye, forcimi i opozitës mund të shihet edhe si një nevojë e vetë procesit të integrimit.
Gjithsesi kryelajmi nuk është nëse Berishës i është hequr apo jo “non grata”, por çfarë po përgatitet në prapaskenë për Shqipërinë politike dhe si po projektohet e ardhmja e gjithë sistemit politik shqiptar.
SIKUR HALLA TE KISHTE KOQE DO TI THERRISNIM XHAXHA
Prralla me mbret, sofizma pa fund e krye, dukesh djale intelligent e me ca dije, perdor sic duhet, me qe. Tema te jep hapsire.
E paske qa . Biba Tabaku eshte udheheqese e madhe jo vetem per PD , po per krejt vendin . Hajde gazetar , hajde , paske goxha vizion edhe ti .
Ate parti Berisha e ka dekompozuar ne menyre te pakthyeshme dhe vetem do tretet dhe nga numri i atyre qe e votojne. Arditi nuk ka kurajo te thote se amerika me kete rast tregoi se po te paguash dhe Djallit ja heq non graten dhe nuk pyet fare per te ardhmen e shqiptareve. Pale pale Stefa na e quan Sude Tabakun qe sperdridhet neveritshem me kengen per Berishen si lideren e re te PD. Cfare artikull turpi.
Ky shkrim i shprehur permes nje maksim eshte i barasvlefshem me “po te kishte halla bole do te quhej daje”!
Shkruajte nje çaçaf i nderuar gazetar por nuk the asgje.Berisha ne fushate ka qene.Jorida aty eshte.Dhe kane humbur.Si i behet,do vije Usa tu bej fushate.
Qenke nje rrote kari komplet qe nuk e ke shokun. E kupton cfare ke shkruar apo jo? Me shume mundesi dipllomen ta ka marre mamaja duke i bere gojore Dekanit. E para "Non Grata" e kryekancerit bolefishkur nuk eshte hequr. Po te ish hequr kryekanceri do bente nje feste ne mes te Tiranes me daulle e bori. E dyta, sado ti frysh numrat e protestes perseri nuk e ben dot. Sikur dhe 20.000 a 30.000 te mblidhen, perseri ato jane nje shifer e pa perfillshme per qeverine. Duket qe nuk ja ke haberin politikes. Sikur Rama ta jepte tani doreheqjen perseri PS fiton me mbi 85 mandate. Matematika eshte shume e thjeshte. Llogarit numrin e te punesuarve, shumezo here 2 per cdo familje (burre grua) dhe beje llogarine. Llogarit dhe prinderit. Njerezit do votojne detyrimisht PS sepse e dine qe po erdhi ne pushtet parti tjeter do ti heqe nga puna. Jo me kot eshte e fryre administrata ne ato shifra. Sa per protestuesit mund te rrine ne rruge dhe 3 vjet dhe perseri nuk ndryshon asgje.
Qenke nje rrote kari komplet qe nuk e ke shokun. E kupton cfare ke shkruar apo jo? Me shume mundesi dipllomen ta ka marre mamaja duke i bere gojore Dekanit. E para "Non Grata" e kryekancerit bolefishkur nuk eshte hequr. Po te ish hequr kryekanceri do bente nje feste ne mes te Tiranes me daulle e bori. E dyta, sado ti frysh numrat e protestes perseri nuk e ben dot. Sikur dhe 20.000 a 30.000 te mblidhen, perseri ato jane nje shifer e pa perfillshme per qeverine. Duket qe nuk ja ke haberin politikes. Sikur Rama ta jepte tani doreheqjen perseri PS fiton me mbi 85 mandate. Matematika eshte shume e thjeshte. Llogarit numrin e te punesuarve, shumezo here 2 per cdo familje (burre grua) dhe beje llogarine. Llogarit dhe prinderit. Njerezit do votojne detyrimisht PS sepse e dine qe po erdhi ne pushtet parti tjeter do ti heqe nga puna. Jo me kot eshte e fryre administrata ne ato shifra. Sa per protestuesit mund te rrine ne rruge dhe 3 vjet dhe perseri nuk ndryshon asgje.
Rama ik, Berisha ik Shqipnia nuk shitet, nuk asht çiflik
I the te tera per re mos thene asgje. Ikni mor zvaranike mediatike, a ini te vetedishem per ato cka shkruani.?
Po berisha kerma thote cdo dite te njejten gje, edhe ambasada do thoje te njejten pergjigje, mir ky dhe budallenjte e pd kane rrjedhur po ambasada ka dhe pune te thera o cyryker..!!