
Protesta " Flamingo" nuk besoj që është një kryengritje jakobine! Besoj, shumë, që kjo është një lëvizje popullore, pa dallim ideologjik apo social, që kërkon ndryshimin e estabilishmentit të korruptuar politik të këtyre 35 viteve, por kurrë një gijotinë.Rama e Berisha janë pjesë e gjellës që e gatuam të gjithë bashkë, në interesat tona momentale, duke harruar që llumi një ditë do na mbulonte të gjithëve. Të gjithë janë fajtorë dhe aktorë në ndërtimin e një shoqërie të deformuar, jo vetëm politikanët por edhe populli. Fakti që sot, gjithkush vjell kundër kujtdo që e ka koleg, komshi, fytyrë të njohur, kundërshtar ideologjik, që e ka antipati se e ka parë rruges shtrëmber, pa filtruar fare arsyetimin e tij, tregon që mund të shkohet drejt një ndryshimi pa ndryshim. Në protestë kam parë demokratë e socialistë të të gjitha llojeve. Shume mirë qe jane aty, të gjithë duhen.Vetem bandat e kapuçonëve në shesh dhe vrasësit anonim në social nuk duhen, nga të dy krahet, ata duan ta mbulojne me mut cdo frymemarje idealiste sepse vetem kështu mbijetojne përsëri.Edhe mllefi i foltores, sado i drejtë qoftë, nuk duhet të prodhojë Robespieere apo Marat, por kulturë arsyetimi, ndryshimi institucional.Askush nuk e ka forcën ti presë kokën Luigjit te XVI. Ndaj miq e armiq te njeri tjetrit, demokrate e socialiste, balliste a komuniste, "Flamengo" duhet te jete sheshi i arsyetimit, i ndryshimit te gjithkujt, edhe te Liderit Suprem, ndofta! Në të kundërt jakobinizmi nuk do jete kurre nje zgjidhje, e mllefi do jete humbja perfundimtare, kaosi përfundimtar. Levizja duhet patjeter të dali me një grupim dhe nje paketë kombetare ndryshimi, gjë që shpresoj të jetë në mendjet e organizatoreve. Vetëm atëhere do jetë inspirim per të ardhmen.
Vajza ne foto duket si Zhan D' ark, por veç pamjes së bukur kjo 17 vjecare, fshatare, duhet të arsyetojë, të ndërtojë! Pambuku godet me fort se plumbi!...Amin!
Edi Rama ka 13 vjet në qeverisjen e vendit, dhe jo 35 vjet. Në kaq pak vite e ka transformuar Shqipërinë dhe i ka dhënë zë dinjiteti në botën e qytetëruar, asaj dhe shqiptarëve, sa askush tjetër. Por, sigurisht, meritat do i njihen kur të mos jetë më KM. Deri atëherë, naivët e dobishëm do të ëndërrojnë se do bëjnë çudira në këtë vend ku gruaja ia fut burrit, djali babait, vëllai vëllait, shoku shokut, dhe anasjelltas.
Bravo Cili! Cili i rilindur, krejt i kundert me Cilin e pare.Presim nje te tille vazhdimi.
Eshte Culi aktori ish drejtor i TK jo Cili liberali.
O rrok frrok si e dredh more rroskop! SIGURIMS dhe agjent i ndyre!
Foto më pëlqeu, shkrimi jo. Duhet të përmbyset kjo klasë politike që e ka shkretuar këtë vend që nga 1991. Dhe gijotina nuk do të ishte keq. Do t'i bënte të mendoheshin ata që do vinin më pas. Sigurisht që të gjithë kemi përgjegjësi, por jo në mënyrë të barabartë. Unë psh nuk jam i zoti të shes as tokë, as det!