Historia dhe lëvizja e “Revolucionit Flamingo”

10 Qershor 2026, 19:02Blog Nga Hermes Kafexhiu

Prej 11 ditësh më shumë kam qenë kurioz të kuptoj. Ta përjetoj nga afër atë që ndodh. Shpesh ato që nuk i jetojmë duken të jashtëzakonshme ndërkohë që janë procese krejt të zakonshme që ndodhin. Janë vakume shoqërore. Zëmërata. Mosdakordësi. Ndarje interesash. Nënvleftësime. Mënjanime. Pabarazi. Diferenca. Pamundësi dhe mbi të gjitha botëkuptime.

Kam hulumtuar dhe kam bërë një paralele krahasimi që nuk mjafton vetëm për artikull. E para duhet të kuptojmë se lëvizjet në Shqipëri kanë në themelin e tyre atë kampion sociologjik që quhet “bijtë kundër etërve”, edhe tjetra që duhet të kuptojmë, historia përsëritet por jo me sjellje të ngjashme.

Kjo lëvizje shoqërore që shoqëron bulevardin prej 10 ditësh është shprehja e një konglomerati të gjerë që bashkohen në shumë pika dhe ndahen në të njëjtën kohë.

Po, është një lëvizje potencialisht me përbërje dhe me të dhëna të forta natyraliteti. Pavarësisht gjithë ideve që qarkullojnë, të cilat sado t’i themi tani, nuk i zbulojmë dot tani afër.

Ajo që po quhet si etiketimi Revolucioni i Flamingove është lëvizja e kauzave të harruara. Në bulevard ka shumë të rinj. T’i vrojtosh me vëmendje, kanë elementë të një kulture minimaliste. Vajza me çanta robe, me flokë të ngjyrosur. Në mushtin e vet ka një kapital njerëzor që është fiks brezi i tanishëm, në dukje të shkujdesur, me batutat e tyre të ironive të rrjetit, me sensin e humorit të gjeneratës që krahasimet i lidh me fenomenet e platformave, me dëshirat, pasionet etj.

Edhe në ’90 ishte e tillë, për fuqinë e saj është akoma shpejt të flasësh.

E para është e ngjashme për nga shkujdesja e organizuar që ka e ngjashme. Në vitet atëherë, lëvizja zgjati fillimisht disa javë, pastaj u bënë disa përpjekje. Ndaloi për ca dhe pastaj nisi sërish. Nuk kishte figura, edhe thirrjet ishin të tilla protektive për të pasur larg ata që kishin ngjyer privilegjet me pushtetin. Po edhe ajo ishte rinore. Ishin djemtë dhe vajzat që nuk donin të pranonin atë formë pushteti. Edhe kjo lëvizje atë karakter ka, shumica e atyre nuk duan këtë formë pushteti parlamentar. Nuk duan as qeverinë as opozitën.

Elementi tjetër i saj është marshimi. Marshimi është aq interesant. Thirrje të ngatërruara që shigjetohen mes vete pavarësisht përzierjes ideologjike, çka tregon se ajo ka formën e një mase të re mendimi në tërësi dhe jo në veçanti.

E gjitha është një thirrje për një përpjekje të re sociale, e cila kërkon përfaqësim dhe jo injorim. Edhe tjetra është një masë e cila ka dalë nga vala konsumiste e politikës së momentit.

Mos harroni, se nga 2013 deri tani në 2026 nuk është më ajo moshë votuese që ne kemi. Edhe ndoshta për këtë fakt Rama ka hasur një befasi pavarësisht interpretimeve të tij.

Në bulevard është mosha që nuk ka përjetuar tranzicionin e mendimit, është ajo që e shkuara s’i ka imponuar asnjë traumë.

Janë tërësisht të ardhur nga një liri veprimi mes pasionesh dhe absurditetesh.

Kjo lëvizje në raport me historinë tonë shoqërore, ngjan si deja vu-ja e një historie të përsëritur në të njëjtën formë.

Ata që pandehin se revolucionet sot ndodhin me gjak, me dhunë, me terror si librat e Zhivagos, gabohen. Sot në mes këtyre platformave dhe hapësirave të mëdha në tregun e përzier mes vlerave dhe antivlerave që kanë të njëjtën peshë përballë vëmendjes, revolucioni është thjesht një tjetër mendim.

Kjo është një lëvizje që vjen si një revoltë mendimi, e rrënjosur fort e cila thotë e vendosur:

Ne thjesht nuk mendojmë njëlloj.

2 Komente

  1. v
    vendi i te marreve

    Kjo eshte levizja TQR

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dihet fundi i diktatoreve

      Fole po s'the gje o Hermes! Aman vella se dhe te njohim qe vjen nga Freshi, nga PS, dale nga i njejti prodhim si Flogert Muca, Anri Bala dhe gjithe zyra e shtypit ne PS.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje