Shqetësimi i këtyre ditëve në mjedisin publik nga tepria e informacionit është mungesa e madhe e transparencës që ka ndodhur deri më tashmë. Dhe, jo vetëm për Zvërnecin por edhe për shumë gjëra të tjera. Në Shqipëria nuk ka Drejtësi dhe këtë e shikon nga masa e madhe e dosjeve të mbartura. Por ka shumë probleme, zgjidhja e të cilave mbetet në kalenda. Këtu është karburanti i kësaj proteste. Pse pa pasur projekt në Zvërnec, u rrethua vendi deri në det, kur hapësira e tokës është ende në çështje gjyqësore? Si bëhet dhe pse nuk bëhet realisht konsultimi publik? Si është problemi i investimeve strategjike dhe cilët po favorizohen? Çfarë po bëhet me Paketën e Maleve? A e kupton kryeministri aktual Shtetin e të Drejtës? Ne ecim me zhvillimin, u thotë kryeministri kolegëve të huaj, kurse merruni me Drejtësinë për tokën, u thotë banorëve të Zvërnecit. Po Butrinti? Një sërë pyetjesh që tashmë të artikuluara nga anë të ndryshme ndaj kryeministrit, po marrin përgjigje negative. A është vallë kjo Shqipëria që duam?! A janë të vërteta përfitimet që do të marrim? Përgjigjen e gjen tek “naiviteti” i protestuesve të tanishëm që shtohen përditë.
Dhe, opozita shqiptare? E provuan pak orë më parë, njerëzit e Partisë Demokratike kur u munduan të futeshin mes protestuesve. Askush nuk e pëlqen më kauzën e tyre sepse nuk kanë kauzë, por më shumë se kaq rreshtojnë e mbartin shumë nga fajet që qëndrojnë dhe i mvishen vetëm drejtimit Rama dhe legjislaturave të fundit. Sot, ata, nuk mund të rrinë dhe të kërkojnë protagonizëm në protestë për shumë nga ligjet që kaluan dhe i kanë krijuar dhe po i krijojnë vendit probleme qoftë për Ligjin e Zonave të Mbrojtura, atë të Trashëgimisë Kulturore dhe, duke vazhduar me Paketën e Maleve, Votën me Postë të Diasporës, Amnistinë Penale etj., etj…Kurrë Shqipëria nuk ka qenë kaq e papërfaqësuar nga kjo lloj opozite, ndaj protesta po e shkund statusquo-në sociale dhe politike të vendit. Është më shumë se çdo gjë një status social që breza të ndryshme të vendit nuk mund ta tregonin më mirë se kaq, ndaj këtij establishmenti politik. Kjo nuk po kuptohet fatkeqësisht nga kryeministri Rama dhe njerëzit afër tij, të cilët nuk po e ndajnë peshën me të për të përballur të gjithë narracionin e tij, ashtu si nga opozita që po mundohet atje mes turmës, ku nuk i takon më. Nëse ky status social do të vazhdojë me këtë masivitet, atëherë do të ketë devijime të mëdha të shumë ekuilibrave në vend, ndaj strukturat shtetërore duhet të zgjohen seriozisht. Masiviteti tregon se Shqipëria nuk e përtyp më këtë statusquo që e ushqejnë disa portrete që kanë marrë e mbajnë pa të drejtë peshën në vend. (Javanews)
"Pse pa pasur projekt në Zvërnec, u rrethua vendi deri në det, kur hapësira e tokës është ende në çështje gjyqësore? Si bëhet dhe pse nuk bëhet realisht konsultimi publik? Si është problemi i investimeve strategjike dhe cilët po favorizohen? Çfarë po bëhet me Paketën e Maleve? A e kupton kryeministri aktual Shtetin e të Drejtës?" Vllajo ia ke bere ndonjehere keto pytje institucioneve pergjegjese te shtetit? nese po, a keni merre pergjigje? Kete na thuaj dhe mos na beni interesantin. Injorant.
Ore , a e pate dje mitingun e Palloshit ne Fier ??? Per 1 qime shpetoi BE pa u futur ne Shqiperi......dhe sigurisht deklarata u be nga ajo , e vetmja , e paarritshmja , Zeqineja , :"".... se qeveria shqiptare ne kohe shume te shkurter do ta fute BE ne Shqi......dmth do te fute Shqiperine ne BE...".....Thuhet se Presidenca e BE u mbush me fryme thelle pas korrigjimit ne sekonde te fundit qe beri Zeqineja !!!!!!
Ore , a e pate dje mitingun e Palloshit ne Fier ??? Per 1 qime shpetoi BE pa u futur ne Shqiperi......dhe sigurisht deklarata u be nga ajo , e vetmja , e paarritshmja , Zeqineja , :"".... se qeveria shqiptare ne kohe shume te shkurter do ta fute BE ne Shqi......dmth do te fute Shqiperine ne BE...".....Thuhet se Presidenca e BE u mbush me fryme thelle pas korrigjimit ne sekonde te fundit qe beri Zeqineja !!!!!!
Fole dhe ti turipidh vllehu. Te gjithe vllehet ne media na cate trapin! Ik pirdhuni nga drejtimi i Shqiperise, ekonomia e media! Enough is enough!
Besoj se jeni një nga “pelikanët” e protestës absurde, sepse edhe vet organizatorët nuk flasin më për Zvërnecin, por për qeveri teknike, kur zgjedhjet nuk kanë veçse një vit që janë zhvilluar me një fitore dërruese. Ky është helmi i protestës, sepse ju mbetët në karrigen e shtrëmbër të opinionistit berishist.Kjo është një shëmti “denokratike”, një urrejtje politike dhe së fundi një pafuqi ekzistenciale. Turp!
Ca gjera kur nuk i di mos shkruaj kot . Ne cdo leje ndertimi ka dy faza . Faza e pare leje zhvillimi ose leje kantieri qe i themi ne ndertuesit . Por ne kete rast nenkontraktori gaboi dy here . 1 sepse nuk kishte pse vinte siper gardhit tela me gjemba ???? .e dyta nuk kishte pse bllokonte zonen e reres . Njerezit te shkonin te benin plazh te qete e pavaresisht se do kalonin anash gardhit ne nje zone me siguri nuk do ankoheshin kaq shume . Une kam qene nenkontraktor ne 5-6 objekti buze deti por ne asnje rast as na shkonte mendja te rethonim reren e te ndalonim njerezit te benin plazh aty .Pervec Fane Musabelliut ne Golem asnje ndertues nuk ka bllokuar daljen e qete ne det Faza e dyte eshte leja e ndertimit po kjo jepet vetem pasi aprovohet projekti perfundimtar arkitekturor dhe inginierik . Me sa kuptoj leja e dyte nuk eshte aprovuar po a kane fut projekt per aprovim kjo me duket e diskutueshme se eshte disi evazive pergjigja . Me respekte
Jeni te pacipe, idem si Nongrata e Vicidolit!!