VIDEO/ Kurthi i kuotave gjinore në politikë, Matraku: Gratë vendosen në lista, pastaj detyrohen të tërhiqen

10 Qershor 2026, 13:00Sociale TEMA
VIDEO/ Kurthi i kuotave gjinore në politikë, Matraku: Gratë

Rritja e numrit të grave në politikë nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë pushtet real për to. Kështu u shpreh Jolin Matraku, e ftuar në Apostrof bashkë me Lea Tabakun, teksa foli për përfaqësimin e grave dhe mënyrën se si kuotat gjinore, edhe pse të nevojshme, mund të manipulohen në praktikë.

Matraku tha se kuotat gjinore janë një ndërhyrje e rëndësishme për të çuar gratë në pozicione vendimmarrëse në një shoqëri ku kultura patriarkale vazhdon të jetë e fortë. Por, sipas saj, në disa raste ky mekanizëm po kthehet në një formalitet që përmbushet vetëm në letër.

Ajo tregoi se, në kuadër të një projekti me të cilin po punojnë, kanë hasur raste ku gratë fitojnë vende në këshilla bashkiakë përmes kuotave, por më pas përballen me presione, kërcënime apo forma të tjera manipulimi për të dhënë dorëheqjen dhe për t’ia lënë vendin burrave.

Sipas Matrakut, kjo krijon iluzionin se gratë kanë zë dhe vendimmarrje, ndërsa në fund pushteti mbetet po aty ku ka qenë. “Ti mendon se ke një zë, ke një fuqi, ke një vendimmarrje, por në fund të ditës mbetemi po aty ku jemi”, u shpreh ajo.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Për gratë dhe vajzat “loja” është e manipuluar që në fillim | Apostrof #73

Lini një Përgjigje