Teksa protestat e dy javëve të fundit kanë dominuar debatin politik në Shqipëri, një efekt i papritur po shfaqet jashtë vendit. Ato e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të diskutimeve në komunitetet ndërkombëtare të udhëtimit.
Në Reddit, një nga forumet më të mëdha online në botë dhe një burim i përdorur gjerësisht nga turistët për rekomandime udhëtimi, pyetjet rreth Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. ku turistë nga e gjithë bota kërkojnë informacion për destinacionet e ardhshme nga “A është ende e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?” te “Çfarë po ndodh në Tiranë?” dhe “A duhet ta anuloj udhëtimin?”, protestat janë kthyer në një nga temat kryesore për ata që po planifikojnë të vizitojnë vendin.
Por ajo që bie në sy nuk janë vetëm pyetjet. Janë përgjigjet.
Në diskutimet online, turistë që ndodhen aktualisht në Shqipëri, vizitorë që sapo kanë përfunduar pushimet dhe banorë vendas japin pothuajse të njëjtin vlerësim: protestat nuk po ndikojnë në përvojën turistike.
“Absolutisht 100% e sigurt. Kjo nuk është një protestë e dhunshme,” shkruan një përdorues.
“Jam këtu tani dhe gjithçka është absolutisht në rregull,” përgjigjet një tjetër.
“Është shumë e sigurt. Këto janë protestat më paqësore në historinë e këtij vendi,” komenton një përdorues tjetër.
Këshilla më e përsëritur për turistët është praktike, jo alarmuese dhe ka të bëjë me shmangien e bulevardit gjatë orëve të protestës për të mos u bllokuar nga turma apo trafiku.
“Protestat janë pasdite vonë, pasi njerëzit dalin nga puna. Thjesht shmangni bulevardin në atë orar dhe do të jeni në rregull,” shkruan një komentues.
Disa prej komenteve shkojnë edhe më tej, duke e përshkruar atmosferën si më shumë festive sesa konfliktuale. “Pashë shumë turistë që protestonin me ne sot. Ju lutemi ejani, do t’ju pëlqejë,” shkruan një pjesëmarrës.
“Do të doje t’i bashkoheshe protestës po ta shihje. Është më shumë si festë,” shton një tjetër.
Një turist australian, i cili tha se ishte gjendur rastësisht mes protestuesve në Tiranë, e përshkroi përvojën si “shumë paqësore”, ndërsa shtoi se “i gjithë vendi ka qenë absolutisht i mrekullueshëm”.
Një tjetër komentues, që ndodhej në Shqipëri në momentin e diskutimit, shkruante: “Sapo udhëtova këtu, është shumë qetë.” Ndërsa një përdorues tjetër e përmblidhte situatën me fjalët “Më shumë se e sigurt, me respekt nga Shqipëria.”
Në të njëjtën bisedë, një turist pyeste nëse duhet të shqetësohej për udhëtimin dyditor në Shqipëri. Përgjigjja që mori ishte se rreziku kryesor nuk lidhej me sigurinë, por me trafikun dhe turmat në zonën ku zhvillohen protestat.
“Maksimumi mund të ketë pak më shumë trafik,” shkruante një komentues. “Vetëm përpiquni të mos vizitoni monumentet në bulevard gjatë protestës.”
Në komentet e tjera, disa përdorues raportuan se kishin qenë pranë protestave. “Pashë një protestë në Tiranë dhe nuk m’u duk se kishte ndonjë rrezik,” shkroi një komentues. “Jam në Tiranë tani dhe gjithçka është krejtësisht në rregull. E pashë protestën, por nuk është e dhunshme, është thjesht një protestë paqësore,” shtoi një tjetër
Deklaratat edhe te operatoreve turistike ne Shqiperi jane ne sinkron me Palloshin kur tha se "....Po anullohen prenotimet..."......nje perpjekje e deshperuar per te njollosur protesten......shqiptaret kurre nuk kane prekur me dore te huajt qe vijne ketu , dhe te huajt gjithmone kane thene se "...shqiptaret jane njerez miqesore..." !!!!.....vetem ata te huaj qe do vijne te kene kujdes vetem nga nje person i dyshimte qe eshte arratisur nga spitali psikiatrik . Personi ka keto karakteristika : " zdap i gjate 2 metra , me poture te zeza te gjera , me atlete te bardha , me syze te kuqe..." Po ta shikoni kete te dashur turiste , shmanguni ose njoftoni policine !!!!!!
Te ngeli PALLA ne goje. Mbaje. Ti je i pari ne cdo koment. Ke ndonje pune tjeter per te cilen paguhesh. Me sa duket ketu e merr rrogen e Albinit.
Termi "Pallosh" per Ramen , eshte perdorur per here te pare......nga ministrja e korrupsionit ne qeveri , Bela...dora vete......qe atehere ky term perdoret gjeresisht ne popull..........
Ky Dire Straits !!!!! ka 10 dite e me shume qe shkruan.Me mire te themi nxjer jashteqitje nga goja. Mllefi i tij do ti shpif damllane ne kete vap dhe do te tmerroje famoljen dhe miqt e tij. Thirri mendjes o tyryfyl.
Kur me urreni , pse ma qani hallin ??? Injoroni komplet komentet e mia , vetem nje downvote.......dhe vazhdoni masturbohuni me fotografine e Palloshit handikapat !!!!!