Protestat mund të lindin për të mbrojtur demokracinë, por nëse humbasin busullën, mund të shndërrohen në një kërcënim për vetë demokracinë që pretendojnë të mbrojnë.
Thirrjet që dëgjohen nga një pjesë e protestuesve, si “Opozitë e shitur!”, nuk janë thjesht thirrje zemërimi. Ato mbartin një potencial të rrezikshëm. Në rastin më të mirë mund të prodhojnë përplasje dhe dhunë mes qytetarëve që ndajnë të njëjtën pakënaqësi ndaj qeverisë. Në rastin më të keq mund të çojnë në izolimin gradual të protestës, tkurrjen e saj dhe, në fund, në ruajtjen e status quo-së, që protestuesit pretendojnë se duan të ndryshojnë.
Është e vërtetë që sot në Shqipëri duket se ekzistojnë dy opozita. Njëra është opozita tradicionale, e drejtuar nga Sali Berisha dhe strukturat politike që prej dekadash pretendojnë të përfaqësojnë pakënaqësinë qytetare. Tjetra është opozita e re, e përbërë nga protestues që kërkojnë jo thjesht rotacion pushteti, por ndryshim sistemi dhe zëvendësim të elitës politike që ka dominuar tranzicionin shqiptar.
Përplasja mes këtyre dy qasjeve është e natyrshme. Opozita tradicionale do të përpiqet ta kanalizojë revoltën qytetare drejt objektivave të saj politike dhe ta shohë atë si një mundësi për rikthim në pushtet. Por kjo nuk do të thotë se protesta duhet të rrëshqasë në logjikën e përjashtimit.
Askush nuk ka monopolin e protestës. Askush nuk ka monopolin e demokracisë. Askush nuk ka të drejtën të shpërndajë certifikata se kush duhet të jetë protestues i vërtetë dhe kush jo.
Kur disa kërkojnë largimin e demokratëve nga protesta vetëm sepse janë demokratë, ata po adoptojnë të njëjtën logjikë që pretendojnë se luftojnë. Nëse sot përjashtohet një qytetar për bindjet e tij politike, nesër mund të përjashtohet një tjetër për mendimin e tij, e pasnesër kushdo që nuk përputhet me vijën e grupit dominues.
Demokratëve të thjeshtë askush nuk duhet t'u kërkojë të largohen. Mund të argumentohet se krerët e opozitës janë të shitur, se kanë dështuar, mund të kritikohet drejtimi politik i tyre, mund të thuhet madje se kanë tradhtuar kauzat që kanë përfaqësuar. Por është e padrejtë dhe antidemokratike që ky gjykim të shtrihet mbi mijëra qytetarë të zakonshëm që ndajnë të njëjtën pakënaqësi ndaj qeverisjes, thjesht se janë anëtarë të një partie politike. Krerët mos i pranoni, jam plotësisht dakord, por demokratët e thjeshtë e të ndershëm, janë po aq opozitarë sa edhe protestuesit e këtyre ditëve.
Në çastin që opozitarët e thjeshtë identifikohen me krerët e tyre dhe intimidohen përmes fyerjeve, etiketimeve apo presionit publik, protesta fillon të humbasë karakterin e saj qytetar dhe nuk është më një hapësirë lirie, por mekanizëm përjashtimi.
Dhe pikërisht aty shfaqet precedenti më i rrezikshëm: degradimi i demokracisë në emër të demokracisë. Faktikisht lëvizjet që fillojnë duke kërkuar liri, por përfundojnë duke përjashtuar ata që mendojnë ndryshe, rrallëherë sjellin ndryshim. Zakonisht prodhojnë vetëm një version të ri të të njëjtit problem.
Nëse protesta kërkon të jetë alternativa ndaj sistemit, ajo duhet të jetë më demokratike se sistemi që kundërshton, jo më pak.
Duhet ndarē zemra nga truri.Duhet dalluar e ndēgjuara nga e shikuara.Duhet pērcaktuar teoria nga praktika.Duhet kuptuar e mira nga e keqja.,gēzimi nga hidhērimi, e dēmshmja nga e dobishmja, e nevojshmja nga luksi, e vērteta nga gēnjeshtra, i sēmuri nga i shēndetēshmi.Po tē arrijm ti detektojm nē kohē sejcili prej nesh, atēher dhe gapi i gabuar mund tē evitohet
Precedent i rrezikshem eshte kercenimi dhe ultimatumi qe Palloshi ju dha protestuesve per daten 12.......ne ate date ka parashikuar edhe miting te PS.....ky duhet lidhur se kerkon te ndeze konfrontim midis shqiptareve me njeri tjetrin ne date 12 !!!!!
idiotic comment I mbushur me karburantin e urrejtjes te semure, te ushqyer nga politika antishqiptare,.. Ju intereson prapambetja feudale e bajraktare Te qenit I pari i katundit tuaj , duke perdore edhe gjuhe te huaj per tu duke gomar modern
Kjo nuk eshte opozite,jane nje turme qe po shfryjne epshet dhe po kenaqen me njeri tjetrin,nje tufe injorantesh adoloshente qe nuk dine se ceshte libri,por dine vetem sharjet nga fjalori i gjuhes shqipe. Nje turme kokpalaresh sic i cilsonte burgaxhi likja,qe jane te frymezuar nga rrugaci komunist sali dhe ca plehra te saliut qe shajne me prag shtepije,ca plaka e pleq te rrjedhur te zbritur nga shkrepat qe fjalori i tyre mjeran nxit turmen adoloshente per veprime si nazistet e dikurshem ose si talebanet e sotem... Po rritet nje brez vandal qe kur behen turm duhet me i pas frike se shqyejne edhe prinderit e tyre
Nuk eshte protest Po nje grupe idiotesh te pa formuar qe nuk kuptojne . 1 - Nuk kemi kundershim nga vete katundaret e Zvernecit ku ata vete nuk protestuan , ngrihet nje grupe Qazimash te kthyere ne Nikos nga Greqia i sjell Fredi Bejleri dhe hopa . Nese ka abuzime nga Artur Shehu militant i Berrishes ne bashkpunim me Bufin komunist te meret prokuroria. 2 - Eshte ndertuar aéroporti ne ate zone dhe zhurmen nuk e sjellje investimi por aeroplani vlores. 3 - Kaq te trashe jeni per ta kuptuar kush fshihet pas kesaj rrugacerie eshte Greqia dhe eshte normale eshte konkurrence turizmi, dhe palikaret nxoren ne skene tre gjakprishur nga Greqia Fredi Shehu Bejleri nga Serbia Kurtovitçi ne Shqiperi Berrisha te tre keta aktivizuan idiotet e tipit Sazan Gurri Alfred Çako Shpernd Gashi Marin Mema Kreshnik Leshi futé edhe Tik Rosakun ballistin Shehaj dhe langarashin Qorri , kjo eshte panorama e qenve endacak boulevardit te Tiranes. A ka faje qéveria pooooo pasi ka nje sherbime informative shqiptar qe punone , ky sherbime ka fjetur gjume , pasi keto problème do ti kesh cdo sezone vere ......
Bravo Stefa! Nje shkrim teper i vecante, qe i jep nje keshille shume cilesore dhe pragmatike drejtimit te protestes. Por vec me nje filter vigjilence,qe te mos penetrojne sozite e rames dhe saliut, por vec masa e vuajtur, qe ka nje urrejtje gjenetike, karshi klyshave gjenetike te komunizmit kanibal te ediut dhe saliut.Dhe nje postulat, qe nuk ka nevoje per vertetem: Mbajeni larg infeksionin malinj kosovar.Nga sasia e protestestes, ne tani ka ardhur casti, qe cdo dite presim, qe ajo te prezantoje kerkesa cilesore, qe te finalizohen duke hedhur ne koshin e plehrave ediun dhe saliun.
ardi , Po na zhgenjen . Gjithe kete te drejte , kete proteste te vertete , pas gati 100 vitesh komunizem dhe gjasme demokraci , ti kerkon t'i pranosh si ortak flamurnoket , berishistet , armiqte e lirise .... Vertete Po na zhgenjen . Vertete Po na zhgenjen , sepse atyre askush nuk Po ua privon te drejten e protested ne mbrojtjen te nje krimineli si komunisti Berisha .... A eshte tjeter gje , nese ti shikon vlera te Berisha dhe berishizmi ....!
Dakort o gazetaruc, por nje gje eshte e vertete se, qe ne fillim plaku kriminel nongrata nga Vicidoli futi qe ne fillim spiunet e tij ne proteste dhe vete luante pjesen sikur ishte per projektin dhe kunder protestes, por pataj kapi frenat e protestes e cila eshte pa koke, pa kauze, por vetem nje konglomerat ku ballistete me ,komunistet neomarksiste, camet vorioepiriotet, ambjentalistet me serbet dhe ruset,, funderinat e A. Kurtit me islamiket iraniane dhe ne fund protesta bie ne duart e Sali perbindeshit dhe protesta shkon per lesh dhije