Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin se gjatë protestave të qytetarëve, janë shfaqur pankarta dhe mesazhe që vendosin në shënjestër mediat dhe gazetarët.
Përmes një reagimi, Asociacioni i Gazetarëve, teksa ka theksuar se kritika ndaj linjës editoriale apo mënyrës së raportimit është një e drejtë legjitime, kjo sipas tyre nuk duhet të shndërrohet në stigmatizim kolektiv të medias, apo në krijimin e një klime armiqësore ndaj tyre.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve, sulmet verbale, intimidimi apo thirrjet që synojnë delegjitimimin e medias si institucion, dëmtojnë të drejtën e publikut për t’u informuar.
Asociacioni i Gazetarëve nënvizon se liria e protestës dhe liria e medias nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet e protestave qytetare që po mbahen në Tiranë dhe respekton plotësisht të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve, qeverisë apo aktorëve të tjerë publikë e politikë.
Megjithatë, shqetësohemi nga shfaqja e pankartave dhe mesazheve që vendosin në shënjestër mediat, gazetarët apo punonjësit e mediave.
Kritika ndaj linjave editoriale, apo mënyrës së raportimit është një e drejtë legjitime në një shoqëri demokratike, por ajo nuk duhet të shndërrohet në stigmatizim kolektiv të ndaj medias apo në krijimin e një klime armiqësore ndaj tyre.
Gazetarët nuk janë kundërshtarë të qytetarëve. Ata kanë detyrimin profesional të raportojnë mbi zhvillimet, përfshirë protestat, pavarësisht kritikave që mund të kenë ndaj mënyrës se si mediat funksionojnë në Shqipëri.
Sulmet verbale, intimidimi apo thirrjet që synojnë delegjitimimin e medias si institucion dëmtojnë të drejtën e publikut për t’u informuar.
Liria e protestës dhe liria e medias nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ato janë dy shtylla themelore të një shoqërie demokratike dhe duhet të mbrohen njësoj.
Atehere pse gazetaret prononcohen,deklarohen me megafone dhe duke hipur jo vetem ne podiume po dhe gabina veturash ?! Keta gazetare nuk japin info neutrale te pavarura por pace plenci te pronareve e drejtoreve
Aty rrugeve ngordhci neper vape shkerdhata qe vec dem i Beni te ardhmes.
A keni turp qe kercenoni me menyren tuaj kete proteste, qe te pakten deri tani, eshte pothuaj dicka madheshtore e hyjnore?! Ju gazetaret ne rastin me te mire keni pare vetem bythen tuaj, pa thene qe dhe jeni perdorur nga interesa antishqiptare e antidemokratike! Nuk beni as mision as profesion, por thjeshte prostitucion!
Mos more po ju gjith diten duke dhen vetem kto ne TV e gazeta. Tani qe ju shajn ju u merakoset
Asosacioni i gazetarve eshte qelbesira me e ndyre e ketij vendi, me nje monster Cipa, qe ska bir nene qe ja merr postin!?
Liria e protestës dhe liria e medias nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ata nuk jetojne pa njera tjetren. I hane koken njera tjetres.
Nuk ka probleme njeri me gazetare qe bejne punen e tyre. Problemi i madh jane ato media dhe pseudo gazetare e analiste qe bejne punet e rames, apo kujtdo padron qe sponsorizon. Shembulli me negativ dhe i turpshem per kete lloj gazetarie eshte Tema. Eshte fiks gazete propagande.
Sa per gazetaret respekt...Unioni apo Asociacioni?...ahahahahahahahahahahahahahah...sa te vjeteruar qe jeni...Bashke me pushtetin 36 vjecar..
Si nuk u shqetësua kjo shoqata e gazetarëve për talljen dhe ofendimin që i bënë një blogere me emrin Dea Mishel në Top channel në emisionin e Grida Dumës ku Bled Mane deklaroi se nga Dea Mishel erdhën minjtë në Top?? Dhe Top channel dihet që është TV propagande i rilindjes dhe Ramës. Apo shoqatës së gazetarëve nuk ua mban t'i bien gomarit (pra Ramës apo Topit) dhe i bien samarit (protestuesve)?