Të moshuarit dhe teknologjia, të pasigurt në epokën digjitale, shpesh pre e mashtrimeve

12 Qershor 2026, 14:40Sociale TEMA
Të moshuarit dhe teknologjia, të pasigurt në epokën

Të moshuarit janë brezi më i pasigurt përballë teknologjisë dhe bumit të informacioneve që dalin çdo ditë nga platformat digjitale.

Jo pak herë kjo gjeneratë ka rënë pre e mashtrimeve dhe informacioneve të rreme. Sipas një studimi të kryer nga organizata “Faktoje” rezultoi se të moshuarit në epokën digjitale nuk janë të sigurt për informacionet që u shkojnë në telefonat e tyre.

Nga 207 të moshuarit të pyetur në Tiranë, Durrës, Shkodër e Korçë rezultoi se televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit për gjeneratën e artë. Thuajse të gjithë ndjekin edicionet e lajmeve për t'u informuar sipas tyre në mënyrë të besueshme.

Ndërsa 1/3 e tyre pohojnë se lajmet e rreme që u vijnë nga platformat në telefon kanë ndikuar në vendime të rëndësishme si shëndeti, financat apo dhe proceset zgjedhore. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Ganzato foli për rëndësinë e informacioneve të besueshme dhe pasojat e dezinformimit në një shoqëri.

Sipas gjetjeve të studimit, 96.6% e të moshuarve i marrin informacionet nga mediat tradicionale, 42% përdorin rrjete sociale e për rrjedhojë ndihen të ekspozuar nga përmbajtje të pakontrolluara.

Ata thonë se fushat më të prekura nga informacionet e rreme janë politika dhe shëndeti, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e tyre.

1 Komente

  1. 《♡》

    Testiculet e tyre Rama i merr nē morg dhe gocave beqare u a fut nē ulterus dhe jan Shqipēria Re.Nē rastin e Sali Berishēs e bēn sērish Kryeministēr.Ndērsa pēr couille tē Ramēs, i thot Berisha shpeshēher nē parlament, bēji testin adn tē birit.Rama s'ka forc tē dēnojē me burg Berishēn se di shum veprimtari tē Ramēs , por Berisha e dēnon Edin siq bēri me Fatos Nanon ose shokun Ramiz.Arben Kola tha nē news 24 dje nē orēn 18 tha Ramovic dhe Berishovic ( live).Nē asnjē shtet tē botēs kryeministri dhe kryetari opozitēs nuk fyen publikisht. Ndērsa njē antar i Partis nisma Bashkē e Arlind Qorit tha Ramaizi.,ku mbante njē pankart Rama n'burg, Berisha n'burg, dhe tha un jam shkaktari ksaj proteste se filmova dhe postova rastin Zvernec.Po toletohen mē shumē nga ç'duhet tē urriturit politik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje