Zhvillohet edicioni i parë i Festivalit Folklorik "Brez pas brezi"!

12 Qershor 2026, 15:26Kulturë TEMA
Zhvillohet edicioni i parë i Festivalit Folklorik "Brez pas

Është zhvilluar dje në Gjorm të Njësisë Administrative Brataj edicioni i parë i Festivalit Folklorik “Brez pas brezi”.

Mbi njëqind nxënës, vajza dhe djem të shkollave Gjorm, Kotë, Armen, Selenicë, Vllahinë e Sevaster u ngjitën në skenën e festivalit duke interpretuar këngën dhe vallen tradicionale të zonës e veçanërisht këngën e Labërisë por edhe vallen e kënduar labe.

Festivali u organizua nga Bashkia e Selenicës në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit si dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Festivali solli një manifestim të vlerave të trashëgimisë shpirtërore të kësaj zone me ngjyrat e bukura të kostumeve popullore.

Festivali u përshëndet nga kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Moçka ndërkohë që kryetari i bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, dorëzoi çmimin e parë të festivalit.

Juria vlerësoi me çmim të parë Shkollën “Hamdi Rrapi” të Gjormit, me çmim të dytë Shkollën “Mynyr Xhindi”, Vllahinë dhe me çmim të tretë shkollën “Qani Ramadani”, Sevaster.

Festivali Folklorik i shkollave të Selenicës tregoi se të rinjtë mbeten misionarët më të mirë për të përcjellë në breza trashëgiminë kulturore si amanet i të parëve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje