Restaurohet godina e Muzeut Arkeologjik të Korçës - Gonxhja: Po punohet për muzealizimin dhe rijetësimin e kësaj hapësire!

12 Qershor 2026, 10:50Kulturë TEMA
Restaurohet godina e Muzeut Arkeologjik të Korçës - Gonxhja: Po

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, vizituan godinën e Muzeut Arkeologjik të Korçës, i cili i është nënshtruar restaurimit. Punimet restauruese kanë përfunduar dhe objekti tashmë është gati të presë vizitorët.

Muzeu Arkeologjik i Korçës ndodhet në banesën historike të Fani Pjastos, një prej objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Ministri Gonxhja u shpreh se, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe Bashkinë Korçë, po punohet për muzealizimin dhe rijetësimin e kësaj hapësire, si pjesë e një vizioni më të gjerë për krijimin e një rrjeti të integruar kulturor dhe muzeor.

Sipas tij, ky rrjet synon promovimin e historisë, identitetit lokal dhe përvojave autentike që ofron zona.

A.K./TemA

1 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Ishallah nuk ka dhe kjo fatin e Teatrit Kombetar , apo te ekspozites se arteve qe i ka zene gjumi letargjik.Kane mbi nje muaj qe nuk leviz vinci nga vendi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje