VIDEO/ Arrestim i pazakontë! Policët e veshur si maskotat e Botërorit 2026 kapin ‘mat’ trafikantin e drogës

12 Qershor 2026, 11:52Lifestyle TEMA
VIDEO/ Arrestim i pazakontë! Policët e veshur si maskotat e

Një operacion i pazakontë policor në Peru është bërë viral në rrjetet sociale, pasi oficerët e policisë u veshën si maskotat e Kupës së Botës 2026 për të arrestuar një të dyshuar për trafik droge.

Sipas autoriteteve peruane, agjentët e njësisë speciale “Green Squadron” kishin informacione se 48-vjeçari Carlos Cabrera ishte një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe po ndiqte me vëmendje ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës.

Për të mos ngritur dyshime, dy policë u maskuan si Clutch dhe Maple, maskotat e turneut, dhe u paraqitën pranë banesës së të dyshuarit në një lagje të Limës. Pak çaste më vonë, ata thyen derën e shtëpisë dhe hynë brenda së bashku me forcat e tjera të policisë.

Operacioni përfundoi me arrestimin e të dyshuarit, ndërsa gjatë kontrollit policia sekuestroi sasi të lëndëve narkotike dhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Pamjet e aksionit janë shpërndarë gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për metodën e pazakontë të përdorur nga policia peruane.

Burimi: Associated Press (AP)

Lini një Përgjigje