Tifozja kroate Ivana Knoll që u bë e famshme në mbarë botën gjatë Botërorit 2018 ka konfirmuar se ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur nga afër Kampionatin Botëror 2026.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet e veshur me ngjyrat karakteristike të Kroacisë dhe u drejtohet ndjekësve me mesazhin e shkurtër: “Shihemi në Kampionatin Botëror”.
Prej vitesh, ajo konsiderohet si një nga tifozet më të njohura të futbollit, ndërsa paraqitjet e saj në tribuna kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Përveç pasionit për futbollin, ajo ka ndërtuar edhe një karrierë si DJ dhe së fundmi ka publikuar këngën “We Are The People”, kushtuar atmosferës së Botërorit 2026.
Lini një Përgjigje