Detaje të reja nga megaoperacioni i të “paprekshmëve”- Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”!

12 Qershor 2026, 10:53Kronika TEMA
Detaje të reja nga megaoperacioni i të

Detaje të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.

Mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”.


Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.


Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka dhënë 20 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar disa prej tyre. 

Lini një Përgjigje