“Nëntë muaj hetime dhe dhjetëra dëshmi”/ The New Yorker publikon dosjen tronditëse për vëllezërit Tate

11 Qershor 2026, 16:21Lifestyle TEMA
“Nëntë muaj hetime dhe dhjetëra dëshmi”/ The New

Një investigim i gjerë i publikuar nga revista prestigjioze amerikane The New Yorker ka rikthyer në qendër të vëmendjes vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate, duke sjellë detaje të reja mbi akuzat që prej vitesh rëndojnë mbi ta.

Artikulli, i realizuar nga gazetarja britanike Heidi Blake pas nëntë muajsh hetime, bazohet në dokumente gjyqësore, dosje hetimore, mesazhe private dhe dëshmi të shumta grash që pretendojnë se kanë qenë viktima të sistemit të ngritur nga vëllezërit Tate.

Sipas investigimit, rrjeti i tyre funksiononte përmes manipulimit emocional të grave të reja, të cilat josheshiin me premtime për lidhje romantike, martesë apo një të ardhme të përbashkët. Më pas, sipas dëshmive të publikuara, ato përballeshin me presione për të marrë pjesë në aktivitete fitimprurëse online, ndërsa kontrolli mbi të ardhurat dhe jetën e tyre ushtrohej nga personat që i kishin rekrutuar.

The New Yorker pretendon se ka siguruar materiale që hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte ky sistem për vite me radhë, duke përfshirë komunikime private dhe dëshmi të grave që flasin për kontroll psikologjik, izolim dhe forma të ndryshme shfrytëzimi.

Vëllezërit Tate kanë mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat ndaj tyre. Megjithatë, ata vijojnë të përballen me procese dhe hetime në disa vende, ndërsa publikimi i investigimit ka nxitur reagime të shumta në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale.

Artikulli i The New Yorker konsiderohet një nga investigimet më të detajuara të publikuara deri tani mbi aktivitetet dhe akuzat që lidhen me Andrew dhe Tristan Tate.

Lini një Përgjigje