Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në dy aktivitete që zhvillohen gjatë të premtes pasdite në Tiranë, konkretisht tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Sheshin “Italia”.
“Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.
Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren”, tha policia.
Me ket rast do duket se protestuesit aktual se bashku me ata te nongrates nuk jane as 5% e popullit tone!
Protesta nē fushat elektorale ka lezet nē organizim dhe pjesmarrje, por depresioni Arben Kolēs dhe Osman Stafēs çdo ditē para kryeministris ēshtē e pa pranueshme dhe pa kuptimtē dhe pēr Adriatik Lapaj, si nga çmimi astronomik pēr turizmin, pafundēsin pērmbledhēse, mungesa paqes sē qendrueshme,shancit tē detyrueshēm me dobēsi sē spirales infernale sē godituri fort me shpētuar nga kjo pērballje trup mē trup tē kētij muri nē acier ku notioni falimentim selektif i ndērprer nga njē bref repit tē njē akordi iminent sē influencēs nē largēsi valēsh magnetik 7 g.