Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor 2026, 14:10Kronika TEMA
Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë,

Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas nga Tirana, i cili kultivonte bimë narkotike në fshatin Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur, kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi, Bashkia Dibër, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri (pushkë), në ambientin ku kishte kultivuar 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Arma e zjarrit (pushkë), së bashku me 6 fishekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të bimëve të dyshuara narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., me detyrë kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. G
    Granit Xhaka dhe ceremonia hapjes me muzik

    Lazarati dhe shpoullimi.Dikur shtēpia barit zhvillohej, kultivohej nē vēndin tonē, tani tē rinjt shkojn nē Angli pēra kultivim terapotik.( tē sēmurēve me kancer).Tē gjitha mēnyrat jan tē favorshme pēr tē dal nga bllokada ekonomike e vēndit.Platforma numerike dhe digjitalizimi me prezenc tē inspektorit tē zonēs bējn tē pa mundur tē n'gresh kokēn.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje