Nga zgjedhjet e parakoheshme, te presidenti i ri/ Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën

12 Qershor 2026, 15:12Rajoni TEMA
Nga zgjedhjet e parakoheshme, te presidenti i ri/ Kurti: Jemi të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se rezultatet përfundimtare do të mundësojnë nisjen e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë.

“Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”, ka deklaruar ai.

Kurti është shprehur optimist edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. “Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të Qeverisë”, është shprehur ai. Duke folur për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re, Kurti ka theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim me partitë opozitare, për shkak të kërkesave kushtetuese për sigurimin e votave të nevojshme.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, ka shtuar ai.

2 Komente

  1. H
    Hakiu

    KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR, ALBIN KURTI-BABA.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ringjallja pellazge

      Siq asht tuj lajmëru, jena fitus. Popull e ka thon fjallën e tij. SOVRANI, gjithashtu asht i interesum, me gjet zgidhje të pazgidhme. Jena tuj menu me fillu negociatat. Kena do poena të pa negociume. Demokracin e kena ma t'mire ne Evrop. Shtetin mat"fuqishëm. Krieministri, Presidenti dhe Krietari parlamentit jan tan n"detyre. Institucionet, s"po kan boshllek. Opzita duhet me lëshue. Asht urdhën prej Sovranit. Nuk duhet me qite Osmanken edhe njiher afër Trampit. Nuk duhet me u korit. Jena tan gati me shkue n"zgedhje t'reja. Allbulenin e kana 60 here me e zgidh. Ishte vullnet i Sovranit. Kjo nuk jep opozitës te drejt me insistue per Osmanken. Osmanka nuk o vullnet i Sovranit. Evropa duhet me ken krenare me shique demokracin. I kena të pëcaktume do idealle, e para, o SOVRANIdhe e dyta, o bashkim vllaznimi. Njona o ma e fort se tjetna. Nuk mujna me lleviz njonën n'kurriz të tjetnës. Jetojme me standarted ma t'mira demokratike. Opzita o domosdoshmëri por Sovrani nuk vihet n'dyshim. Ai qendron mbi gjithshka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje