Autoritetet amerikane po hetojnë një rast të raportuar si vandalizëm në zonën e National Mall në Washington, D.C., pasi në një sipërfaqe me bar u zbulua një shenjë e madhe me numrat “8-6-4-7”.
Ne deklaraten zyrtare te Policise se Shteteve te Bashkuara thuhet se shkaku I ndryshimit te ngjyres se Barit nuk eshte percakkuar ende ndersa jane kryer analizat laboratorike dhe hetimet vijojne.
Rasti ka marrë edhe dimension politik, pasi disa zyrtarë të administratës së Donald Trump kanë sugjeruar se numrat mund të interpretohen si një mesazh me nënkuptime politike, duke iu referuar zhargonit “86”, nje numer i përdorur në disa raste si shprehje për largimin e dikujt ose heqjen qafe permes vrasjes. Nderkohe shifra 47 i refereohet Donald Trump si president I 47 I Shteteve te Bashkuara.
Pamjet e publikuara tregojnë se numrat 8, 6 dhe 7 janë më të dallueshëm, ndërsa shifra 4 është pjesërisht e paqartë. Shenja e zbuluar ndodhet në afërsi të Memorialit të Luftës së Dytë Botërore në National Mall, një nga zonat më të vizituara të kryeqytetit amerikan. Vemendja se ky mund te jete nje tjeter rast si thirrje per eleminimin e Donald Trump vjen pas ceshtjes ligjore qe perfshin ish drejtorin e FBI-se James Comey, i cili akuzohet në lidhje me një postim në rrjete sociale ku figura të ngjashme numrash u shfaqën në formë simbolike në një plazh. Ai i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.
Autoritetet theksojnë se hetimet për incidentin në National Mall janë ende në fazë paraprake dhe se ende nuk ka një përfundim zyrtar mbi natyrën apo qëllimin e shenjës së gjetur në bar.
Lini një Përgjigje