Kylie Jenner po shijon disa ditë pushimi luksoz në ishujt Turks & Caicos, ku ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona ndjekësve në rrjetet sociale.
Sipërmarrësja e njohur dhe themeluesja e markës së kozmetikës “Kylie Cosmetics” ka ndarë me fansat momente nga arratisja e saj tropikale, ku shfaqet duke shijuar diellin, detin kristal dhe atmosferën relaksuese të Karaibeve.
Në fotot e fundit, 28-vjeçarja pozon me bikini rozë me dizajn minimalist, duke vënë në pah stilin e saj veror dhe format e kuruara. Ajo është fotografuar përgjatë bregut të detit, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në Instagram.
Gjatë pushimeve, Kylie është shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, Yris Palmer, me të cilën ka kaluar ditë relaksi, foto dhe momente larg angazhimeve të përditshme.
Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi edhe imazhe të tjera nga i njëjti udhëtim, ku u shfaq me një fustan të bardhë elegant, duke shkruar: “Më pëlqen një festë në perëndim të diellit”.
Pushimet e saj në Karaibe kanë dominuar rrjetet sociale ditët e fundit, ndërsa Jenner vazhdon të ndajë pamje luksoze dhe momente verore që nuk kalojnë pa u komentuar nga fansat.
Lini një Përgjigje