“Non grata” mbetet, por Berisha merr vizë për SHBA, Bejko: DASH nuk ka rrëzuar akuzat për Saliun!

12 Qershor 2026, 14:20Politika TEMA
“Non grata” mbetet, por Berisha merr vizë për SHBA, Bejko:

Sali Berishës i jepet vizë për në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi më herët për ABC News se ka lëshuar disa përjashtime për të sanksionuarit bazuar në nenin 7031(c), kur u pyet për kryetarin e PD. Lëshime që përfshijnë një grup të sanksionuarish, përfshirë Berishën.

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti Roland Bejko komentoi lajmin e DASH i cili i lejoi Berishës hyrjen e tij në SHBA.

Gjatë intervistës, Bejko tha se DASH nuk ka rrëzuar akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u ndal edhe te shumat e shpenzuara për lobim, duke deklaruar se sipas të dhënave publike janë shpenzuar rreth 6.5 milionë dollarë

“Gjithë opinioni publik ka paguar rreth 6.5 mln dollarë. Lobimi ka vazhduar intensivisht. Zotit Berisha i pëlqen të thotë se i kanë hequr non gratën. Por ai tha se nuk ka qenë ndonjëherë non grata por nuk i lejohej lëvizja. Por të gjithë e kanë krijuar një mendim për zotin Berisha dhe e kanë të qartë tashmë dhe çdo tentativë që bën Berisha që i është hequr non grata, sepse nuk bëhet fjalë për një udhëtim, por a e pranojnë amerikanët Berishën që të jetë nesër kryeministër i vendit apo jo? Këtë duhet të sqarojnë”, tha Bejko.

Gjithashtu ai theksoi se sot jo vetëm shqiptarët, por edhe demokratët nuk i besojnë Berishës.

“Berishës i duhet politikisht t’i hiqet non grata që i kanë vendosur shqiptarët sepse ky është problemi më i madh që ka. Por politikanët shqiptarë janë të pasur sidomos qeveritarët e lartë. Sado që Berisha thotë janë mbledhur donatorë, të gjithë besojnë se janë para nga njerëz të afërt të Berishës. Me 6.5 mln dollarë mund të paguash një lobim por nuk mjaftojnë që të marrësh 800 mijë vota të shqiptarëve. Nëse i është hequr vetëm viza, kjo do t’i mobilizojë përgjysmë ata demokratë. Në fillim Berisha tha më mbështesni mua se për 6 muaj rrëzohet Rama dhe ka kaluar kohë dhe ja ku jemi. Mund të themi se është një grup i fortë pranë administratës Trump, janë më pragmatistë dhe e njohin mirë edhe vlerën e parasë. Por do të ishte lajm i mirë nëse do rrëzoheshin të gjitha akuzat, që madje i kanë përforcuar edhe më tej britanikët”, tha ai.

5 Komente

  1. a
    alma nga tirana

    ti qenke rryp makine fare or djale

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa merak o Bejko

      Saliu do shkoje te takoje Maduron.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shërbimi Funeral I Surrelit

      Sozia e karit -Roland Bejko tek qarkorja e Ymerit eshte per te trëmbur tymin...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trump do marre masat e duhura per Saliun

        Saliu nuk guxon te fluturoje per Usa!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Saliu ka mbaruar, prisni te beni sehir

        Saliun do ta prese Trump me tapet te kuq, si Putinin ne Alaska, pastaj do ta dergoje ne Guantanamo si vrases i popullit te vet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje