Habit këngëtari shqiptar, hap GoFundMe për të realizuar klipin e këngës

28 Korrik 2026, 14:45Lifestyle TEMA
Habit këngëtari shqiptar, hap GoFundMe për të realizuar

Këngëtari G Bani ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka hapur një GoFundMe për të mbledhur fonde për realizimin e këngës së tij më të re, të titulluar “Assasin”.

Përmes një mesazhi drejtuar publikut, ai shprehet se rryma e hip-hopit ndodhet në një nga periudhat më të vështira, pasi artistët nuk gjejnë mbështetje nga organizatorët, mediat e mëdha apo shteti.

Ai thekson gjithashtu se pas tre dekadash karrierë, kësaj radhe i nevojitet ndihma e publikut për të sjellë këngën e tij më të re.

Qëllimi i kësaj fushate sipas tij është mbledhja e shumës prej £2,000.Këto fonde do të përdoren për blerjen e instrumentales, regjistrimin e këngës, miksimin, masterizimin, si dhe realizimin e videoklipit.

Lini një Përgjigje