VIDEO: Kryeministri Rama jehonë finales së konkursit “Eja këndo me ne” në TKOB

12 Qershor 2026, 13:35Kulturë TEMA
VIDEO: Kryeministri Rama jehonë finales së konkursit “Eja

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje filmike nga finalja e konkursit “Eja këndo me ne”, një prej aktiviteteve të fundit të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, kushtuar fëmijëve.

Konkursi “Eja këndo me ne” përfshiu nxënësit e shkollave të Tiranës, në kuadër të programit “Pas shkolle”.

Kryeministri Rama shkroi në rrjetet sociale se, zërat e fëmijëve dhuruan në TKOB një refren magjik emocionesh, ngjyrash e melodish që mbushën plot sallën, zemrat e kujtimet.

Ky ishte edicioni i 9-të i konkursit “Eja këndo me ne”, ku 50 shkolla nëntëvjeçare të Tiranës u bënë pjesë e një feste të madhe muzikore. Talenti, pasioni dhe gëzimi i këngës bashkuan fëmijët në një përvojë të paharrueshme artistike. Mbrëmja e djeshme solli energji, emocione dhe shumë entuziazëm. Aktiviteti u dirigjua nga i mirënjohuri Dritan Lumshi dhe koncertmaestër Igli Rapaj.

A.K./TemA

1 Komente

  1. G
    Gazmira

    Nuk gjykojm,por dēgjojm, kuptojm,ecim pērpara.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje