Protestat, biznesmeni njohur: Me pushkë druri i kemi shpallur luftë Amerikës

10 Qershor 2026, 23:00Sociale TEMA
Protestat, biznesmeni njohur: Me pushkë druri i kemi shpallur luftë

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me kundërshtimet ndaj investimeve të huaja në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Luca shprehet se një pjesë e kundërshtarëve të projekteve të investimit po sillen sikur po i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me ushkur nëpër brekë e me pushkë druri i kemi shpallur luftë Amerikës pse do investojë në Shqipëri. Si trimat e Selfo Qorit bëjmë zhurmë të madhe në këtë vend të vogël…”, shkruan Luca.

Postimi i biznesmenit vjen në një kohë kur debati për investimet dhe projektet e mëdha në vend ka nxitur reagime dhe përplasje të forta mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tyre. Luca është shprehur edhe më herët në favor të investimeve të huaja, duke i konsideruar ato si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lini një Përgjigje