Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Berisha thotë se ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat.
Edhe sa akoma do ua fyejë inteligjencën shqiptarëve?
Nga njëra anë, në protesta dëgjohet qartë thirrja: “Rama në burg!", "Berisha në burg!”. Një thirrje që nuk lë vend për keqkuptime, sepse nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë klasës së vjetër politike. Kundër atyre që shqiptarët i konsiderojnë pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes.
Protestuesit nuk po kërkojnë zëvendësimin e njërit me tjetrin. Ata po refuzojnë të gjithë modelin politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.
Megjithatë, Sali Berisha deklaron se ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për këto protesta. Sikur protesta të jetë e tij. Sikur protestuesit të kenë dalë në shesh për ta rikthyer atë në qendër të skenës politike.
Në fakt, kjo është pikërisht arsyeja pse ka lindur revolta. Shumë prej protestuesve nuk duan as Ramën dhe as Berishën. Nuk kërkojnë rotacion të fytyrave të vjetra. Kërkojnë largimin e një modeli politik që prej më shumë se tre dekadash i ka mbajtur peng shqiptarët mes të njëjtëve protagonistë.
Prandaj, kur dëgjon Berishën, që as nuk guxon t'i qaset fizikisht protestës pyet veten: Edhe sa kohë do vazhdojë të na fyejë inteligjencën? Sa do të vazhdojë përpjekja e tij për t'u shitur shqiptarëve të zezën për të bardhë?
Kur një pjesë e protestuesve të thërret emrin tënd bashkë me atë të kundërshtarit politik dhe kërkon që të dy të përballeni me drejtësinë, si mund të pretendosh se po vepron në emër të tyre? Kur mesazhi i protestës është refuzimi i establishmentit politik, si mund të paraqitesh si sponsori i saj moral?
Paaftësia për të kuptuar se jo çdo protestë është në dispozicion të opozitës dhe jo çdo revoltë popullore është një trampolinë për rikthimin e figurave të konsumuara, mund të jetë karakteristikë e njerëzve që nuk marrin erë nga politika, por jo e Berishës, i cili duke u përpjekur ta paraqesë këtë revoltë si pronë të tij politike, fyen inteligjencën e shqiptarëve.
Shqiptarët mund të kenë shumë probleme, por nuk janë aq naivë sa të mos e dallojnë diferencën mes një proteste kundër sistemit dhe përpjekjes së sistemit për ta rrëmbyer atë.
Ne redaksine tone eshte paraqitur nje qytetare me emrin Linda , e cila denoncon humbjen e burrit. Ai ka nje jave qe vertitet ne Shqiperi dhe del ne TV duke kercyer e perdredhur , por nuk ka ardhur ne shtepi. Kush e sheh te lajmeroje ne redaksine e Temes . Karakteristikat : Zdap i gjate 2m , me poture te zeza te gjera , atlete te bardha , syze te kuqe........
Nuk i duan ata? Po tregohen shumë naivë. Rama ka 52% të votave, kurse Berisha ka 32% të votave të shqiptarëve. Kush injoron këtë realitet, nuk kupton nga politika, por vetëm nga megalomania e vetëvlerësimit.
Medemek do na behen peshqesh Gone lapaqorri dhe do bejne New Albania mos more me morrat e Kujt dollari do e bejne keta se bankat dhe investitoret keta I kane inat aaah do cremosen me glasat e kacurrelit Palikarit nga Mykonos