Sipërmarrësi i njohur Artan Dulaku është i mendimit se investimi në Zvërnec do të ndryshojë Shqipërinë. I pyetur nga Alfred Peza në podkastin “Pjaca në Radar” se ku duhet investuar në Shqipëri, sipërmarrësi Artan Dulaku shprehet se zona e Zvërnecit do ndryshojë Shqipërinë dhe në Vlorë duhet investuar tani sepse më vonë nuk do kenë mundësi.
“Zona e Zvërnecit, por unë do të sugjeroja Vlorën, nga Vjosa në Orikum. Duhet të investojnë tani, sepse më vonë nuk do të kenë mundësi. Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të ndryshojë jetën e zonës dhe të gjithë Shqipërisë. Në Ballkan nuk ka investime të këtij niveli. Vlora do të jetë një “manastir” jashtë krizës për dy faktorë: investimi i madh i huaj dhe aeroporti”, tha Dulaku.
Lini një Përgjigje