Ish-ambasadori Arben Çejku, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një “shkaktare indirekte” të bllokimit të dialogut për shkak të ambicieve të saj për pushtet.
Sipas Çejkut, këmbëngulja e Osmanit për t’u bërë presidente dhe manovrat e saj kanë futur në qorrsokak proceset politike, duke i shkaktuar një dëm të madh Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) së bashku me Lumir Abdixhikun.
Ai hodhi akuza të rënda mbi moralin e saj politik, ndërsa paralajmëroi se presioni i negociatave të ardhshme do të përqendrohet te LDK-ja, ku Albin Kurti do të synojë përçarjen dhe “ekzekutimin” politik të kësaj partie.
“Vjosa Osmani është shakatarja indirekte, është shkaktare, këmbënguljet dhe manovrat e saj me LDK-në për të qenë patjetër një kandidate për presidente, e futi në një qorrsokak edhe pjesën e dialogut. Kur e dëgjova jo se nuk e besova, por pata një hezitimi se deri ku mund të shkojë egoizmi i pushtetit.
Ajo ka prezumuar poste, edhe kur ka qenë në LDK e ngau përgjysmë, edhe në përdorimin e presidencën. Dhanë goditje nën brezim. Një presidente që synon të kthehet në detyrë sërish, duke përdorur postin do të thotë se nuk ka mësuar asnjë gjë në detyrën e saj si Presidente. Ajo bashkë me Lumi Abdixhikut i kanë bërë dëmin më të madh Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Unë mendoj që i gjithë presioni i negociatave do të shkojë te LDK, ku Albin Kurti do kërkojë, ose provojë që të çajë LDK-në. Qëllimi i tij është që ta ekzekutojë. Për mua Vjosa Osmani është jo vetëm larg politike, por edhe larg moralit politik”, tha ish-ambasadori.
Lini një Përgjigje