“Kurti humbësi i madh”, denoncimi i gazetarit: Dha 100 milionë euro për të blerë votat

8 Qershor 2026, 10:40Rajoni TEMA
 “Kurti humbësi i madh”, denoncimi i gazetarit: Dha 100

Gazetari Milaim Zeka duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN e konsideroi kryeministrin në detyrë Albin Kurti si humbësin e madh të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Sipas Zekës Kurti ka blerë votat përmes 100 milionë eurove që u shpërndanë për pensionistët në prag të zgjedhjeve. 

“Humbësi më i madh është Albin Kurti. Ka blerë votë me 200 milionë euro. U dha 100 milionë euro në prag të zgjedhjeve pensionistëve, baballarëve, këtij, atij. Nga 100 euro për 800 mijë banorë. Është blerje e votës dhe shkelje flagrante e punës së tij, e detyrës së tij. Me 100 milionë euro Albin Kurti do ndërtonte minimalisht 3 stadiume të futbollit, teatër, Shtëpinë e Operës dhe çerdhe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë as në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, që një kryeministër t’u japë kompanive 2 milionë euro ndihmë për biletat e mërgimtarëve që të vinin për ta votuar. Ky njeri duke vuajtur nga sindromi ballkanik, sllav, del edhe thotë që kam fituar. Nga 51 për qind ka zbritur në 43 për qind. Ky njeri na çoi në 3 palë zgjedhje brenda 16 muajve dhe s’arrin të formojë institucionet e shtetit", u shpreh Zeka.  

7 Komente

  1. A
    Anna

    Ti nuk besohesh se ke urrejtje ndaj tij! Nje gazetar i mire eshte i ftohte dhe pa emocione! Ti je bole.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Ka pagu Lyli avionat per zgjedhjet bashkiake.A e harr9ve?

      Përgjigjjuni
      1. m
        mero lumia i lanes

        ja M ti mero llumi i lanes dhe ky agjenti serb

        Përgjigjjuni
        1. H
          Holy justice

          Kurti gaboi kur u mor me gorillen Osmani. Osmanlleshe, osmanleshe! Gaboi kur i dha nje dore kesaj karashurre te edvin e vucic! Gaboi, pagoi! Mend per here tjera, me kete e te tjere!!!! Mire Albin?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emil

            Mund ta formonte qeverine dhe se beri. Albini eshte nga ata qe flet dhe nuk vepron. E di pse nuk e formoj qeverine, se i do te gjitha. E dinte qe duhej te merte vendime qe jane te veshtira dhe ska ndermend te mare ato, por vetem te flasi mbi to. Ne raport me njohjen ska arritur asgje. Thithje investimesh 0. Ndoshta nje keshille per protestuesit: Edhe Albini me parullat e juaja erdhi ne pushtet. Dhe me teper njerez largohen nga kosova, me pake mireqenje ka. Ndoshta eshte koha qe te punohet te forcohen institucionet dhe jo partite. Dhe kjo behet kur propozohen zgjidhje dhe jo kur vetem shahet gjithcka.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vëzhguesi

              Sa për biletat e avionin, e ka pas bërë Lulzim Basha me linjën BelAir në zgjedhjet vendore të 11 majit 2011, ku ishte kandidat për kryebashkiak, duke sjellë votues me udhëtime falas nga vendet e BE-së.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .....

                ???

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje