“Dua Lipa shtyu dasmën për zgjedhjet”/ Ironia e Milaim Zekës për LVV-në: Ka pësuar humbjen më spektakolare

7 Qershor 2026, 22:49Rajoni TEMA
“Dua Lipa shtyu dasmën për zgjedhjet”/ Ironia e Milaim

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë që u mbajtën këtë të diel.

I ftuar në “Top Story”, analisti Milaim Zeka e ka konsideruar si humbje këtë fitore të partisë së Albin Kurtit, kjo pasi kësaj radhe, LVV-së i mungojnë sërish numrat për krijimin e qeverisë.

Ai gjithashtu nuk i kurseu kritikat për Vjosa Osmanin, pas rezultatit të dobët në zgjedhje.

“Dua Lipa shtyu dasmën për shkak të zgjedhjeve, u martua edhe ajo. Nuk ka asnjë lajm të bardhë për LVV-në. LVV-ja ka pësuar humbjen më spektakolare. Në zgjedhjet e kaluara kishte mbi 400 mijë vota, ndërsa sot 287 mijë vota.

Fokusi më i madh ishte te Vjosa Osmani. Elektorati nuk i besoi në ato që ajo tha. Nuk arsyetoi se përse zgjodhi datën 28 dhjetor për zgjedhjet, ku prishi edhe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, u shpreh Zeka.

1 Komente

  1. C
    Cfare fatkeqesie na ka gjet me dardanat trullana

    LVV do te vdese shpej, njesoj si cdo parti populiste e majte. LVV e krijoi Serbia, tash nuk i duhet me dhe po Serbia do ta shperbeje. Serbia me ndihmen e madhe nga LVV tash e ka kthye praktikishte Kosoven ne Serbie. Kosova do shkoje kah shkon Serbia, sepse Kurti e boni ate bisht te Serbise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje