Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj protestes per projektet e zhvillimit në Zvërnec dhe Sazan, duke i cilësuar protestat kundër tyre si të nxitura nga “tradhëtarë imagjinarë”, “projekte imagjinare” dhe pretendime të pabazuara për dëmtimin e natyrës.
Në postimin e tij, Rama kritikoi ashpër pjesëmarrësit në protestat e fundit, mes tyre blogerë, influencues dhe aktivistë, duke i akuzuar se po përdorin kauzën e mbrojtjes së mjedisit për interesa të tjera dhe për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.
Sipas kreut të qeverisë, ndërsa protestuesit flasin për mbrojtjen e natyrës dhe flamingove, ata përdorin një gjuhë fyese dhe denigruese ndaj qytetarëve që kanë mendime të ndryshme.
Rama publikoi gjithashtu disa komente që, sipas tij, janë drejtuar ndaj mbështetësve socialistë në Elbasan, duke argumentuar se ato tregojnë se protestat kanë humbur karakterin ambientalist që pretendojnë të kenë.
Kryeministri siguroi se projektet në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit do të vijojnë sipas planit dhe nuk do të ndalen.
SHËNIM I DETYRUAR
Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë
mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme
Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota
O Pallosh , foli dhe Brukseli , si duket jane ankuar flamingot......po Mero Kari kete lajm te rendesishem nga Brukseli , e la pak kohe , dhe nuk e nxorri te lajmet e rendesishme , por e fshehu !!!!
Dire Straits!!!!! Duket se të kruhet shumë pas prandaj shko gjej PALLOSH!
Na plasi pelikani kacurrel dhe flamingoja se foli Brukseli..
Te kemi dhene 812 mije vota vjet. Vazhdo perpara me projektin drejt BE e mos e caj trapin per keta anti-shqiptaret qe protestojne krah per krah Serbve,grekerve e iranianeve.Banoret e Zvernecit jane pro investimit atehere jepi ate qe duan.
Nxirr shqiptaret ne mitingje festive per investimet strategjike, boll fole, lere popullin te flase, jo te degjojme vetem qelbesirat si Cako, etj qe paguhen nga vendet armike. 90% e populkit jane gati te dalin ne rruge ne perkrahje te Zvernecit!
Ke harru kinese e koreane, mbaroi fundjava, fillon prap neser drejtori me gruan, per nje rroge mer i shkrete.
Pashe nje pankarte te vecante sot ne proteste : "*****RAMA KA RILINDUR......APO..... RAMA KAR I LINDUR ********....eshte thjesht ceshtje e vendodhjes se shkronjave ne mes.....po ju patronazhiste si mendoni ???!!!!
Ne te fusim 856000 kara sumes ty ,moj flamingo 22.22.
Keta drogaxhinjte qe i thone vetes influencers ne Instagram e FB te marrin nje brisk e te me rruajne pelikanin kacurrel me ato komentet dhe videot me AI qe bejne. Leti shenimet ti o kryeminister por bej dicka te luftosh kancerin e shoqerise qe jane mediat sociale. Keta jane vertet idiot, por jane idiotet tane qe duhet ti ndihmosh se jane per meshire. Ika tani se perendoi dielli do pij kafen dhe xhiron ne lungomare, nuk kam koh te merrem me idiotet tane, po ti le ty te merresh me ta.
Ambientalista injorante e llaqener, pa moral e edukat familjare e qytetare, cak i xanun hesapi,lodraxhij, shpellare truthare e inatcor pa kurrfar njerzillekut. Nuk munde te shje nje njeri me familje e me lloj lloj fjaleh njrerezish bastarde. te tjeret se nuk mendojne si ato, nuk flasin si ato, nuk shajne si ato. ketu protesta ka vdek para se me lind me keto lloj lumi. edhe po te kishte dicka te drejte me keto veprime nuk ecet perpara. Cudi qe edhe Mevlan shanaj na eshte revoltu me kryministrin e eshte bashku me kete lloj lumi, por edhe cudi per mu nuk eshte se nga ai gjiriz e ka preardhjen.
.../.... meqenëse e paske mendjen për KAR, ik në bordello meshkujsh
Kjo duhet te realizohet sa më parë.E ardhmja e Shqipërisë është rritja e turizmit elitar sic e ka Greqia,Spanja,Italia,Portugalia,Kroacia etj. Nuk eshtë rastësi ardhja e Amerikanëve në Sazan e Zvernec.Ata e njohin bregdetin tonë të bukur të virgjër por edhe popullin tonë që eshtë pro Amerikan.Aleancat tona me Amerikën ndërtohen jo vetëm në fushën ushtarake(Ne u kemi kërkuar pasi bënë bazën e Kucovës të bëjnë edhe bazën e PortoRomanos e pse jo edhe baza të tjera) Le të realizojmë ëndrrën e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në të nhëjtën kohë të realizohet projekti i Sazanit dhe Zvernecit. Pronarët të gëzojnë pronësinë(se është e vonuar jo vetëm për ata por për tëre pronarët në Shqipëri që kanë 36 vite që zvarriten për të marrë pronat e tyre) Tranzicjoni ynë ka qënë i vështirë i ndyrë i vrazhdë,cinik i egër dhe aspak i lehtë shpesh i shoqëruar për fat të keq edhe me vrasje. Qeveria dhe kryeministri të bëjnë autokritikë për mungesën e transparencës se duheshin kopsirur mirë gjërat me pronarët para se tu ipej e drejta investitorëve se shikoni si po shkon puna. Këto janë detyrat e shtëpise se qeverisë sonë që mos të shkonlm në këtë derexhe.
Shoku pikturist. Nuk shitet vendi per qoka per te ruajtur karrigen.
Zoti Rama,të kam dhënë votën një vit më parë ,me bindje të plotë se do punosh ta çosh Shqipërinë para,si një vend i denj evropian,nëse i nënshtrohesh këtyre llapaqenëve mitingash,tashmë të deklaruar antishqiptar,atëherë harram vota që të kemi dhënë.